Përbërësit:
- 2 vezë
- 1 lugë çaji vaj ulliri
- 1 kungull i vogël i njomë
- Kripë, spec i kuq i tharë
- Fara susami për sipër
Përgatitja:
Nxehim vajin e ullirit në tigan. Vendosim fijet e kungullit në formë spirale, duke krijuar një bazë të sheshtë si petë. Hedhim sipër në mënyrë të njëtrajtshme vezët e rrahura me pak kripë dhe spec të tharë. Shtojmë farat e susamit dhe e pjekim omletën nga të dyja anët për rreth 3 minuta, duke e kthyer vetëm një herë.
Komento
Komente












