OMONOIA akuzon Ramën për refuzimin e kandidaturës së Fredi Belerit në Himarë

OMONOIA akuzon Ramën për refuzimin e kandidaturës së Fredi Belerit në Himarë

Fredi Beleri

Pas refuzimit të kandidaturës së Fredi Belerit (Dhionisios Alfred Petro Beleri) nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit ka ardhur edhe reagimi i partisë Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek, ΟΜΟΝΟΙΑ.

Sipas OMONOIA-s, mospranimi i kandidaturës së Belerit për Himarën është një veprim joligjor dhe një represion i kryeministrit Rama.

Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidaturën e Belerit nuk e ka pranuar pasi rezultoi të ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Reagimi i plotë i OMONOIA-s:

Para pak orësh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë komunikoi se kandidatura e Dhionisis Fredi Belerit për Bashkinë e Himarës nuk u pranua me argumente fluide qe levizin në kufijtë e ligjshmërisë.

Vendimi i Komisionit i referohet një penaliteti qe lidhet me mbrojtjen e kutisë së votimit, një ngjarje e cila është e pasqyruar edhe në Raportin e atëhershëm të OSBE. Fredi Beleri, i ndodhur përballë orgjisë se frikësimit të heleneve të Himarës dhe të manipulimit të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve vendore të vitit 2003, të vetmin akt qe kreu se bashku me bashkëqytetaret e vet ishte mbrojtja e votës së bashkëqytetarëve dhe e parimeve të demokracisë

Dhe faktikisht, për dy zgjedhje të njëpasnjëshme (2003 dhe 2007), u përligjen, pasi Kryetar i Bashkisë së Himarës u zgjodh kandidati me origjinë greke Vasilis Bollanos. Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe para sigurisë se do të zgjidhet përsëri kryetar bashkie me origjinë greke në Himarë, regjimi Rama ndërmerr metoda imorale dhe joligjore, në mënyrë qe të ruajë kontrollin e një krahine të pasur dhe me rendësi strategjike

Tashmë janë të njohura metodat e qeverisë Rama dhe të veglës së tij të bindur, të kryetarit aktual të Bashkisë Goro për grabitjen e pronave dhe për vënien në dyshim të origjinës greke të banorëve vendalinj. Vendimi i tij është edhe një hallkë tjetër e shtuar në zinxhirin e veprimeve të tij në shërbim të dy synimeve të lartpërmendura.

Është e padiskutueshme se argumentimi i vendimit të Komisionit do të bjerë poshtë para çdo gjykate shqiptare, por rreziku i humbjes së kohës së çmuar deri më atëherë është evident dhe i madh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli Shqiptar Autokton: 18/05/2019 15:25

    Edhe ne populli shqiptar autokton, protestojme , pasi shoqata omonia, eshte nje agjenture e sherbimeve greke, ne dem te interesave te kombit shqiptar. Si e tille ajo duhet shpallur e paligjshme, pasi me aktivitetin e saj, promovon falsifikimin e historise dhe kultures, ne jug te Shqiperise, duke e paraqitur me preardhje helene. Propozoj qe te gjithe anetaret e te ashtu quajtures shoqata omonia, te shoqerohen ne piken kufitare te Kakavijes, dhe aty tu jepet nje shkelm bythes, dhe ti pershendesim ne gjuhen e tyre me fjalen. "HAJDE GAMISU ANDEJ NGA ELADHA"

    Përgjigju
  • Velo: 18/05/2019 14:37

    Po cfar kandidature ky kriminel duhet te ishte ne burgim te përjetshëm per vrasjet e ushtarve ne kufirin greke.Lavdi dëshmorëve.poshte fashio-nacionalistat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025