'One Stop Shop' edhe në Belsh/ BE: Administrata, prioritet për rrugëtimin drejt BE-së

'One Stop Shop' edhe në Belsh/ BE: Administrata, prioritet për rrugëtimin drejt BE-së

Përfaqësues nga delegacioni i Bashkimit Evropian dhe nga Ministria e Brendshme zhvilluan një vizitë në bashkinē e Belshit për të parë nga afër si funksionon sistemi “One Stop Shop”. Gjatë kësaj vizite ata u takuan me përfituesit e projektit dhe morën përshtypjet e tyre se si është përmirësuar cilësia e ofrimit të shërbimit me përdorimin e sistemit informatik të zyrave me një ndalesë si dhe diskutuan mbi çështje të qeverisjes vendore.”Hapja e Zyrave me Një Ndalesë" në bashkinē e Belshit ashtu sikurse edhe në mjaft bashki të tjera në të gjithë vendin është një hap që pritet të përmirësojë performancën e bashkive në ofrimin e shërbimeve. Kryebashkiaku Tafani e cilësoi arritje të konsiderueshme hapjen e zyrave “One Stop Shop” në bashkinë Belsh, e cila është ndër të parat në shkallë vendi ku qytetarët e saj do ti përfitojnë të gjitha shërbimet në një godinë të pozicionuar në një nga pikat më të pērshtatshme në qendër të qytetit.

'Bashkimi Europian po mbështet gjithmonë e më shumë konsolidimin e qeverisjes vendore në Shqipëri dhe kjo është mjaft e rëndësishme për qytetarët sidomos në kuadrin e Reformës së Administratës Publike, e cila është një nga prioritetet kryesore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE', u shprehën përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtarë të pranishëm në ceremoninë e hapjes së zyrave ”One Stop Shop” në Belsh.

Gjatë inaugurimit të zyrave “One Stop Shop” në Belsh, Limya Eltayeb, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP ne Shqipëri theksoi se “Sistemi i ri përbën një ndryshim në kulturën e punës, gjë që kërkon jo vetëm ndërgjegjësimin e qytetarëve për përdorimin e tij, por edhe angazhimin e punonjësve bashkiakë për të mësuar rreth sistemit dhe për ta përdorur atë në mënyrë perfekte. Qytetarët kanë pritshmëri më të larta për cilësinë e shërbimeve dhe kërkojnë gjithnjë e më shumë të njëjtat nivele të ofrimit të shërbimeve si në sektorin privat'.

Nga ana e saj zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko theksoi se zyrat me një ndalesë janë të dobishme për të gjithë qytetarët dhe sidomos për ata me aftësi ndryshe dhe qytetarët që banojnë në vende të largëta. “Veçoritë specifike të zyrave me një ndalesë mundësojnë përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve administrative nga qeveritë vendore, duke reduktuar ndjeshëm kohën, distancat dhe burokracitë me të cilat duhet të përballen qytetarët. Gjithashtu, ato do të pajisin vendimmarrësit me evidencë mbi performancën, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave