Onkologjiku i përgjigjet Vokshit:
Aparaturat në punë, sot 80 analiza

Onkologjiku i përgjigjet Vokshit:<br />Aparaturat në punë, sot 80 analiza
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se pajiset e Onkologjikut janë jashtë funksionit.
 
Por Shërbimi i Onkologjisë në QSUT ka reaguar menjëherë duke treguar se të gjitha pajiset janë në punë, madje ditën e sotme janë kryer analiza për më shumë se 80 persona.
 
Redina Myrku përgjegjëse e Radioterapisë në Onkologjik thotë se asnjë prej pajisjeve nuk ka patur probleme, ndërkohë që Vokshi hodhi akuza për daljen jashtë funksionit tyre.

“Gjatë ditës së sotme datë 11 prill 2016 deri në orën 16.00 janë trajtuar 60 pacientë me kobalto-terapi në shërbimin Onkologjik. Deri në përfundim të turneve të laboranteve do të trajtohen edhe 20 të tjerë. Ndërkohë që puna vazhdon normalisht me të dy aparatet e kobaltit që ndodhen në këtë shërbim,” tha përgjegjësja e radioterapisë.

Mesatarisht në departamentin e Radioterapisë së shërbimit Onkologjik në QSUT 70 persona kryejnë analizat. 

Akuzave të deputetes demokrate Albana Vokshi, iu përgjigj edhe Kryeministria përmes faqes Transparencë.al.

Në reagimin zyrtar të qeveisë thuhet se është e pavërtetë se akseleratori linear është financim i kryer në kohën e qeverisë demokratike dhe se nuk është vendosur ende në funksionim.

Sipas këtij reagimi, financimi nga Qeveria Austriake për blerjen, instalimin dhe vënien në punë të pajisjes së akseleratorit linear (LINAC) në Shërbimin Onkologjik është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në 20 Shkurt 2014.

"Aktualisht LINAC-u është vendosur në punë dhe po zhvillon procedurat e kërkuara teknike të kalibrimit dhe certifikimit që realizohen vetëm nga ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë (IAEA). Gjithashtu, vetëm dy javë më parë, Ministria e Shëndetësisë nënshkroi marrëveshjen e re me IAEA-n, që mundëson vënien në punë të një akseleratori linear të dytë për të garantuar vijimësinë e shërbimit. Agjencia ka marrë përsipër të financojë 800 mijë euro, ndërsa nga buxheti i shtetit do të investohen për këtë qëllim 1 milionë euro", thuhet në reagimin e Transparencë.al.
 
Për shërbimin e Kobaltoterapisë, Kryeministria theksoi se mund të verifikohet lehtësisht nga çdo media, gazetar apo qytetar i interesuar, se jo vetëm që funksionon normalisht në mënyrë të plotë, por në vitin 2015 janë kryer 3,405 seanca më shumë se sa në 2014-ën.
 
"Ndryshe nga çka pretendon deputetja Vokshi, në Shërbimin Onkologjik gjenden dy aparatura të Kobaltoterapisë të cilat janë në punë me orar të zgjatur 07:00-18:00. Sot, janë kryer në secilën aparaturë, përkatësisht 28 dhe 25 seanca terapie dhe gjatë pasdites janë planifikuar të kryhen edhe 30 seanca të tjera terapie", thuhet në reagimin e kryeministrisë.

transparence.al

transparence.al

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë