Onkologjiku, Sallaku: Pajisjet
janë në punë për të gjitha analizat

Onkologjiku, Sallaku: Pajisjet<br />janë në punë për të gjitha analizat
Pas vizitës së deputeteve të Partisë Demokratike në spitalin Onkologjik, ka reaguar shefi i shërbimit në këtë spital Agim Sallaku.
Sipas tij deputetet e PD janë lejuar që të kontrollojnë pajisjet që kryhen analizat por më pas kanë thënë që këto pajisje nuk punojnë.

Në departamentin tonë të Radioterapisë, në spitalin Onkologjik ekzistojnë shumë aparatura që merren me trajtimin e rrezitjeve të pacientëve. Dy nga këto pajisjet, siç janë aparaturat e ekobaltit për të cilën ka ndodhur një keqkuptim apo keqinterpretim i informacionit që unë dje dhashë, po ku është problemi i keqinterpretimit që është bërë në media sikur aparati i vjetër i kobaltit është një aparaturë që nuk duhej përdorur më dhe jep doza të rrezikshme. Kjo nuk ëhstë e vërtetë fare. Neve aparatet e ekobaltit e dimë se rrezatojnë përmes burimeve të kobaltit të cilat ndryshe nga okseneatorët janë burime radioaktivë të cilat përdoren për një periudhë relativisht të gjatë kohore derisa quhen të pavlefshme nga ana fizike për tu përdorur për qëllime mjekësore” ka thënë ai. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan