Deputeti Agron Shehaj shpërtheu në seancën plenare në interpelancën me ministren Albana Koçiu. Shehaj thotë se ministrja nuk ka fare ndjeshmëri për rastet e humbjeve në spitalin e Onkologjikut. Deputeti tregoi rastin e një prindi që humbi djalin e tij tek Onkologjiku.
'Përgjigja juaj ishte mediokre, banale dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie, si mund të dilni aty dhe të talleni me broçkulla duke thënë është fatkeqësi, çdo sëmundje është fatkeqësi. Por në rastin konkret jeni shtuar ju. Duhet të garantoni ilaçet në spitale. Si guxoni të thoni fatkeqësi. Nuk ke nga t’ja nisësh. Zotëria ka humbur jetën dhe ju thoni sëmundje e pashërueshme dhe duhej kapur,. Fajin e ka ai që nuk bëri kontrolle? Ai e ka fajin? Fajin e keni ju. Nuk e ka ai. Nuk mund të vini këtu dhe të talleni me jetën e njerëzve dhe e quani fantazi. Si mund të thuash thashetheme.
Të tregova dëshminë e babait që humbi djalin. Nuk e kishim lënë që të flisnim me raste. Duhet të fillojmë të flasim me raste, jo me broçkulla. Raste ka pafund. Ata që shkruajnë në rrjetet sociale janë njerëz dhe qytetarë. Tregojnë rastet e tyre. Pyeta qytetarët për çfarë ta pyes. Sepse thoni është çdo gjë falas. Doni raste të tjera.
Perlën e thatë kur më thatë pse nuk erdhët të më trokisni. Ju jeni shërbëtore. Duhet të shërbeni qytetarët. Ça do bënit ju po të trokisja unë? Ju vendosni kush do jetojë dhe do vdesin ë këtë vend. Si mund ta thuash një gjë të tillë? E vërteta është që paratë e ilaçeve i keni në xhepat tuaja. Futeni dorën tek çanta juaj. I keni bërë vila, resorte. Dëgjova fjalën dinjitet. Duhet të kujdesemi për dinjitetin e Beqajt. Një ish ministër i akuzuar për korrupsion vjen në komision hetimor dhe thotë po nuk më dhatë poëer point nuk flas. Jeni bërë milionera dhe t’ju trokasim tek dera aman ma jepni atë ilaçin.'
Lajmi kryesor:
Interpelanca/ Shehaj vendos në Kuvend denoncimin e qytetarit në Report Tv për humbjen e djalit tek Onkologjiku! Ministrja Koçiu: Fatkeqësinë e një prindi e përdorni për kredo politike
G.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.3%
-
Të gabuar
24.9%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4279
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Realizohet në spitalin Memorial të Fierit operacioni për mpiksjen e gjakut në tru
4 Janar, 12:28
-
Tiranë/ 10 foshnje erdhën në jetë gjatë natës, duke u gdhirë 1 janari 2025! Koçiu u jep bonusin
1 Janar, 13:20
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive spitalet për mjekët dhe infermierët
28 Dhjetor 2024, 20:09
-
'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak
26 Dhjetor 2024, 13:36
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor 2024, 19:58
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor 2024, 18:31