ONM, Calavera i përgjigjet Vasilit:
Jo marrëveshje të re me qeverinë

ONM, Calavera i përgjigjet Vasilit:<br />Jo marrëveshje të re me qeverinë
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) nuk ka nevojë për një marrëveshje të re fuksionimi me qeverinë shqiptare. Ka qenë drejtuesja ONM Genovevas Ruiz Calavera, ajo që në letrën drejtuar Petrit Vasilit thekson diçka të tillë.

Letra sqaruese për Ministrin e Drejtësisë mban datën 7 mars dhe i jep përgjigje kërkesës së këtij të fundit për vendosjen e Bordit të Menaxhimit në një kuadër ligjor. Bord në të cilin bëjnë pjesë ambsadorët Lu dhe Vlahutin.

“ONM-ja nuk ka nevojë për një marrëveshje të re me Shqipërinë, as të ketë nevojë të përdorë një marrëveshje formale nën ligjin ndërkombëtar. ONM është një operacion monitorimi që nuk ka fuqi vendimmarrëse, në raport me kryerjen procesit të Vettingut. Kushtetuta e Shqipërisë në mënyrë të qartë synon të ngreje një operacion që të jetë tërësisht i pavarur nga autoritetet shqiptare, për të garantuar monitorim të jashtëm në procesin e Vettingut”, thuhet në letrën e Calaverës.

Roli dhe përbërja e Bordit të Menaxhimit të ONM-së i është bërë e ditur kryetarit të Kuvendit Meta, kryeministrit Rama dhe zyrtarëve të lartë të Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë sqaron në letrën e saj Calavera, duke hedhur kështu poshtë një tjetër pretendim se krijimi i bordit ishte një vendim i njëanshëm i ndërkombëtarëve. 

“Drejtuesja e ONM-së ka shpjeguar se Bordi i Menaxhimit është organ teknik, i një natyre jopolitike, i përbërë nga nëpunës civile të nivelit të lartë, që përfaqësojnë partnerët e ONM-së. Ata kanë për qëllim që ONM-ja të kryejë detyrën që Kushtetuta e Shqipërisë i ka besuar. Autoritetet shqiptare u informuan gjithashtu mbi procedurat e parashikuara për rekrutimin e vëzhguesve ndërkombëtarë”.

Duke kujtuar se BE ka akorduar 10 milion euro për Vettingun shqiptar, shefja e ONM e siguron ministrin Vasili, për paanshmëri gjatë këtij procesi.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit