Ndërsa 82-vjeçarja energjike, Yoko Ono vjen me katër vepra “A key to open a forest”, “A key to open a faded memory”, “Position piece: a hole” dhe “Season of glass”, nga albumi që nxori pas vdekjes së John Lenon… Artistë të tjerë botërorë që i bashkëngjiten ekspozitës me punimet e tyre janë Chris Burden, Tony Cragg, Jan Fabre, Joseph Kosuth, Boris Nieslony, Jaume Plensa, Douglas Quin, Laërence Ëeiner, Armando Lulaj, Leonardo Cimolin, Dana Dal Bo, Seamus Farrell, Andrea Morucchio dhe Nelda Ramos. Gjithsej janë 23 artistë nga e gjithë bota, lista e të cilëve vijon me artistët e rinj shqiptarë si Eros Dibra, Oltsen Gripshi, Shqipe Jonuzi, Sead Kazanxhiu, Ermela Teli
Klodian Deda, Ermal Baboçi dhe Linda Doçi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 3 janar të 2016-s.
SiO2 – Arsyeja e Brishtësisë
Qelqi, arsyeja e brishtësisë, solli mbrëmë një ekspozitë të pasur të Onufrit. Për herë të parë Onufri pas shumë vitesh vjen i konceptuar bukur nga dyshja kuratoriale VestAndPage (Verena Stenke/Andrea Pagnes). Veprat shfaqen me një potpuri idesh dhe konceptesh artistike. Obama që qëndron para një qelqi të trashë mbrojtës, ndërsa përshëndet popullin, është vendosur në hyrje të ekspozitës Onufri. Pastaj shkallë-shkallë në qelq përthyhet e gjithë bota ndijesore, historike, politike dhe biologjike e njeriut. Qelqi është përzgjedhur si një element që përthyen në shumë drita universin njerëzor.
Duke ndjekur konceptin e qartësisë, ku ke rast të mbushesh plot përshtypje, meditime dhe imagjinatë, filozofikisht bien muret. Ky është Onufri i kësaj here që të lejon të shikosh përmes qelqit, si qartësi, si shumësi konceptesh të përthyera në prizme të ndryshme, dhe si elozh të transparencës ideale. Mendohet të jetë edicioni më i mirë dhe më i realizuar gjatë këtyre viteve. Ky edicion mbledh së bashku veprat e 23 artistëve nga vende të ndryshme të botës, disa prej të cilëve janë nga emrat më të dëgjuar të skenës së artit bashkëkohor sot. Në ekspozitë marrin pjesë shtatë artistë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët u përzgjodhën si pjesë e një konkursi të hapur
Edicioni XXI i Onufrit, me temë “SiO2 – Arsyeja e Brishtësisë” do të finalizohet me çmimin “Onufri”, tha dje paradite në konferencën për shtyp drejtori i GKA, Artan Shabani, I cili vlerësoi faktin se kjo eskpozitë i sjell publikut një ballafaqim shumë interesant me xhamin dhe përcjell fuqinë e veprës së artit duke lënë gjurmë në mendjen e njeriut. “Onufri XXI ka vërtet shumë për të thënë, do të ketë shumë pyetje, shumë kuriozitet, është vërtet një ekspozitë ndryshe. Edhe pse ekspozitat e tjera kanë pasur karakteristikat dhe tipologjitë e veta, mendoj se ky edicion do të lerë gjurmë.”, tha Shabani. Bashkëkuratori dhe artisti Andrea Pagnes falënderoi të gjithë ata që e bënë të mundur realizimin e kësaj ekspozite, e cila sipas tij, jashtë kufijve të Shqipërisë do të kishte një kosto më shumë se 100 mijë euro. “Në vetvehte hapja e kësaj ekspozite është një sukses.
Natyrisht, pasi të gjithë ata artistë të huaj të famshëm dhe shumë të rëndësishëm të cilët me shumë dashamirësi pranun të jepin veprat e tyre në këtë ekspozitë, shumica e tyre pa kërkuar asnjë shpërblim. Për këtë ekspozitë ne kemi zgjdhur xhamin, është një material që është present në jetën tonë, është kudo, është shpesh i padukshëm, për shkak të natyrës së tij pak ambigue, xhami të lejon të shikosh, po nuk të lejon të shkosh përtej tij, ta përshkosh atë. Xhami është një simbol shumë mirë i kësaj kohe dhe e portretizon dhe e tregon shumë mirë atë brishtësi që kanë periudha të ndryshme kohore.
Natyrisht në këtë ekspozitë xhamin e sjellim si një material, por edhe si një mbajtës të memories, të identitetit, të kujtesës, pra është një material me të cilin ne luajmë shumë gjatë performancave tona”, tha Pagnes. Gjithashtu kuratorja dhe artistja Verena Stenke , evidentoi një këndvështirm dhe një qasje tjetër të asaj çfarë sjellë Ekspozita Ndërkombëtare “Onufri XXI”. Sipas saj, “Onufri”, bashkon disa breza artistësh, shfaq kohë të ndryshme dhe dëshmon vazhdimësinë në art. “Pra kjo ekspozitë dëshmon vazhdimësinë e artit. Kjo ekspozitë është konceptuar si një lloj shprese se puna e një artisti herët ose vonë, në një mënyrë ose në një tjetër do të dalë gjithmonë në dritë e do të ekspozohet”, tha Stenke.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Nentor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)