Ballkani i Hapur/ Shqipëria do të furnizojë Serbinë e Maqedoninë me qymyr! Pala serbe e maqedonase heqin kufizimet për tregtinë e grurit e misrit

Kabineti qeveritar i Shqipërisë dhe ai i Serbisë e Maqedonisë së Veriut prej dy ditësh kanë zhvilluar një sërë diskutimesh në Tiranë ku prioritet kanë qenë kriza e energjisë, furnizimi me ushqim dhe mbrojtja civile. Në takimet e zhvilluara mes Zëvendëskryeministri të Serbisë, Zëvendëskryeministri të Maqedonisë së Veriut, ish- Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ministres së Financave Delina Ibrahimaj, ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe përfaqësuesve të bizneseve është rënë dakord për një sërë marrëveshjesh.

Në takime është rënë dakord që Shqipëria do të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike, ndërsa nga ana tjetër këto dy shtete do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me produkte ushqimore, konkretisht me grurë, misër, vaj dhe sheqer. Të gjitha dakordësitë e arritura do të materializohen në marrëveshje dhe memorandume, në mbledhjen e qeverive në 1 shtator që do të zhvillohet në Beograd.

“Tre temat e diskutimit ishin Energjia, Siguria ushqimore dhe mbrojtja civile. Ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë u ra dakord për mundësinë e shfrytëzimit të rezervave të qymyrit të gurit me qëllim furnizimin me lëndë të parë të impianteve termo të Serbisë. Maqedonia e Veriut shpreh interes për të investuar në mënyrë direkte në terminalin LNG të Vlorës.  Secila palë angazhohet të eliminojë çdo barrierë për furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pasi Maqedonia e Veriut ka ndaluar eksportin e grurit dhe është rënë dakord që në të ardhmen e afërt ta heqin atë kufizim. Do të ngrihet një mekanizim ku do të lejohet shitblerja e kufizuar e mallrave me kushtin e ndalimit të rishitjes së të njëjtit mall në një treg tjetër.

Kjo është një provë e parimeve të tre vendeve për tregtinë e lirë dhe për Ballkanin e Hapur. Është rënë dakord për përcaktimin e një mekanizmi të veçantë i cili mund të përdoret në rast të përkeqësimit të krizës. Ky mekanizëm që rregullon blerjen e produkteve të sigurisë ushqimore, magazinimin e produkteve, aksesin preferencial në porte që është shumë i rëndësishëm. Në samitin e ardhshëm në 1 shtator të gjitha palët do të jenë të gatshme të nënshkruajnë protokollin e marrëveshjeve për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik dhe akses të lirë në tregun e punës. Deri në 9 gusht të gjitha palët do të kryejnë testet e integrimeve me dy palët e tjera. Nga ana jonë është AKSHI dhe institucionet përkatëse tek shtetet e tjera”, tha Ahmetaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
Zv.ministri i Energjisë: Do të furnizojmë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike

 

Kriza energjetike ishte një nga pikat kyçe të takimit të kabineteve të tre shteteve në Tiranë. Fokusi ka qenë se si të rrisin kapacitetet energjetike mes vendeve. Zëvendësministri i Energjisë Ilir Bejtja tha se deri në shtator do të bëhet gati plani i shfrytëzimit të burimeve respektive të shteteve për të garantuar energjinë brenda rajonit, dhe për këtë po shikohet mundësia e planeve të përbashkëta të investimit. 

"Në shtator të kemi një plan të përbashkët për shfrytëzimin e burimeve respektive që janë të ndryshme midis palëve për sigurimin e energjisë brenda rajonit me qëllim që të ulim sa më shumë efektet e importit të energjisë. Pala serbe kërkoi që të ketë më tepër furnizime qymyri dhe ne kemi rezerva qymyri për t’i ofruar, dhe në këtë aspekt na duhet të punojmë për të bërë specifikimet teknike dhe fizike të qymyrit që kemi dhe sa shpejt mund të bëhet i vlefshëm për tu eksportuar drejt Serbisë.

Po kështu edhe Maqedonia e Veriut e cila ka prodhim të energjisë me qymyr dhe kërkojë të kishte shfrytëzim të këtyre kapaciteteve. Nga ana tjetër pala maqedonase u shpreh e gatshme që të bashkëpunojë me palën shqiptare në përshpejtimin e procedurave për të pasur sa më shpejt gazin e lëngshëm dhe gazit natyral në tregun rajonal.

Mund të kryejmë investime të përbashkëta sidomos nga pala maqedonase sidomos në burimet e rinovueshme duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Shqipëria në panele fotovoltaike, dhe kombinimi me kontrata afatgjata i furnizimit të tre vendeve me energji që të kemi çmime sa më të favorshme. Kjo do të bëjë të mundur që të kemi shkëmbimin e energjisë mes vendeve më parë dhe më pas shkëmbimin e energjisë me rajonin"- tha zv.ministri Bejtja.

Ora 14:55
Maqedonia e Serbia kufizuan tregtinë e ushqimeve, Ministrja e Bujqësisë: Tavanet do hiqen, bizneset do mund të blejnë, por nuk do i tregtojnë në vende të tjera

 

Në përfundim të diskutimeve ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, tha në Konferencën e përbashkët për shtyp se memorandumet për zhbllokimin e tregtisë së ushqimeve për të garantuar sigurinë ushqimore dhe furnizim pa ndërprerje do të nënshkruhen në mbledhjen e ardhshme të 1 shtatorit që do mbahet në Beograd.

“Gjatë këtij takimi ne vendosëm të angazhohemi për të eliminuar çdo kuotë të vendosur mbi furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pala maqedonase angazhohet për të hequr bllokimin e vendosur për produktet eksporteve ushqimore javën shkoi, dhe pala serbe të eliminoj tavanet eksportuese drejt Shqipërisë për produktet e grurit dhe misrit të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave, ky memorandum do të nënshkruhet në serbi në fillim të shtatorit. Gjithashtu operatorët ekonomik janë të lirë për nënshkrimin e kontratave të furnizimit me çdo mall përfshirë këtu produktet që kanë lidhje me sigurinë ushqimore, me kushtin që produktet që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore si gruri, misri, sheqeri apo vaj vegjetal të ndalohet rishitja”, tha në konferencë Frida Krifca.

Më 20 korrik qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi masa të reja për përballimin e krizës ekonomike që parashikonte ndalimin e eksportit të grurit, miellit. Vendim që erdhi pas pasigurisë dhe çmimeve të larta që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Një vendim i tillë sipas qeverisë maqedonase erdhi si nevojë për të garantuar furnizim të brendshëm të qytetarëve.

Mbi vendimin e kufizimit të eksporteve të produkteve ushqimore dhe reagimeve që ka shkaktuar në konferencë foli ZV/kryeministri për Çështje Ekonomike në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi i cili tha se janë të gatshëm për trajtim preferencial të vendeve të Ballkanit të Hapur. 

“Vendimi jonë i njëanshëm për ndalimin e eksportit ka shkaktuar reagime të caktuar por kemi sqaruar se kjo ka qenë për shkak të nevojave tona të brendshme dhe që gjithsesi jemi të hapur dhe të kemi trajtim preferencial ndaj vendeve që janë pjesë e Ballkanit të Hapur përsa i përket nevojave të tyre. Ushqimi për të gjitha vendet do të jetë i mjaftueshëm dhe do të mjaftojë për të gjithë ne përmes bashkëpunimit të ndërsjellët”, u shpreh Fatmir Bytyqi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 26/07/2022 20:11

    Megjithse Qymyri përbën rreth 20% të prodhimit total të energjisë elektrike në BE, ai nuk ka te ardhme.Shume vende te zhvilluara po heqin dore nga perdorimi i qymyrit si burim energjie per shkak te ndotjes se madhe. Nqs importi i qymyrit shqiptar drejt Serbise do te jete i perkohshem duhet vleresuar nga specialistet mire se a ja vlen shpenzimi per te nxjerre qymyrin.Pra a do te kete efektivitet kjo industri.Ndersa per heqjen e tavanit te eksportit te grurit nga Serbia drejt Shqiperise nuk menddoj se eshte nje mase e mire sepsee diskurajon prodjhimin vendas te grurit. Qeveria me marreveshje ben gjera te lehta por me produktive dhe qe sjell zhvvillim ne vend do te ishte inkurajimi dhe mbeshtetja dhe subvencionimi i bujqesise ne vend.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 26/07/2022 19:11

    Ilir, se te kam dhe mik, harroje historine e qymyrit shqiptar sepse nuk vlen per asgje. Nese e kishe sa per kete mbledhjen mire, por nese ndonje keshilltar idiot te ka thene qe mund te perdoret qymyri shqiptar atehere po te them qe ai "keshilltar" eshte armiku jot.

    Përgjigju
  • Turi: 26/07/2022 15:41

    Bravo do te hapen vende pune dhe shpresojme qe energjia te kushtoje me pak

    Përgjigju
  • fabrika: 26/07/2022 15:34

    Ku jane minierat, ku eshte qymyri. Demi me i madh qe ju be Shqiperise eshte shkaterrimi i industrise ne vitet 1990 nga qeveria e Sali Berishes. Sot po te punonin ato fabrika njerzit do ishin ne pune dhe nje pjese e prodhimit do sigurohej nw vend. Kjo eshte per mua tradheti kombetare. U la çdo gje ne dore te importit dhe po detyron njerzit te ikin. Problemi duhet pare qe ne fillimet e tij. Nuk po ikin sot njerzit ata filluan qe ne '90, pastaj shkaterrimi i ekonomise i vuri vulen emigracionit. Qeveria sot duhet te perpiqet qe ato pak uzina qe kane mbetur t'i vere ne efiçence, kjo do te jete zgjidhje e mire edhe per punesimin.Kthe me vend e pa vend toka, prish objekte, shit objekte rrempallhane ky vend.

    Përgjigju
    • Pellazg: 26/07/2022 17:41

      Mendim me vend Fatkeqsia e Shqipëris do ngelet saliviçis spiun besnik i shteteve fallce serb edhe grek

  • hektor: 26/07/2022 15:00

    Minierat e qymyrit jane shkateruar e mbyllur qe ne kohen e Sali non grates.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja