“Open Cinema”, festa e filmit zbret në qytetin e Beratit! Kinemaja shëtitëse rikthen jetën kulturore në qytetin 2400 vjeçar

"Open Cinema", me shfaqje në natyrë vijon edicionin e 6-të duke u ndalur kësaj radhe në Berat. Me këtë projekt, kineasti Skënder Jaçe synon të shfaq filma në disa qytete ku prej dekadash mungojnë kinematë.

Kinemaja shëtitëse "Open Cinema" vendosur në pedonalen e qytetit të Beratit riktheu jetën kulturore në qytetin 2400 vjeçar që nuk ka një kinema.

Filmat e vjetër shqiptarë "Skenderbeu", "Vdekja e Kalit" u shfaqën për publiku, të cilët patën mundësi të takojnë nga afër aktorët e njohur Rajmonda Bulku, Timo Flloko, Miron Kotani, që morën pjesë në këtë aktivitet kulturor.

Në cilësinë e organizatorit,  kineasti Skënder Jaçe tha se vlerësimi i elementit kinematografik është lënë në harresë pasi mungojnë investimet nga institucionet vendore.

 “Më përpara prodhoheshin shumë filma, kinemaja ishte një institucion i kualifikuar me regjisor, kineast, aktorë, skenaristë një industri e tërë. Me kalimin e viteve, duke u shkrirë Kinestudio filloi të humbasë dhe kjo magji e madhe. Dhe sot filmi ka buxhete shumë të vogla për t’u realizuar. Filmi do dashuri, do ndihmë ekonomike gjë që akoma nuk është arritur ku janë vendet e tjera të Europës. Në këto kushte sot është një luks të realizohet një film”, tha organizatori Skënder Jaçe. 

Edhe për skenaristen Natasha Lako, elementët e gjuhës së filmit janë në ngritje por ajo që mungon është burimi financiar mbështetës.

Ardhur si një spektakël mes këngëve dhe shfaqjes së filmave të vjetër shqiptar, mbrëmjes “Open Cinema” nuk i mungoi as dokumentari dedikuar qytetit të Beratit në vitet e parademokracisë.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kinooperatori: 27/06/2022 14:56

    Cfare Skenderbeu eshte cfaqur ai me zerin origjinal apo ai i dubluar nga Pirro Milkani ku figura eshte ne parametra te mrekullueshme por nderhyrja tek zeri dhe muzika eshte skandaloze.

    Përgjigju
  • Klani i Xhemiles: 27/06/2022 07:49

    Kinema guerrilase,nje goditje dhe fap zhduket.Edhe qyteti 2400 vjecar qe ka ardhur deri ne ditet tona si nje thesar kulture i ruajtur nga banoret ,sot nuk ka nje kinema.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

12 mijë euro për një leje për shfrytëzim plazhi, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT

12 mijë euro për një leje për shfrytëzim plazhi, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT