‘Open Cinema’ për herë të parë në Cërrik, për tre netë me radhë, qytetarët ndjenë magjinë e ekranit të madh të kinemasë, në qendër të qytetit

‘Open Cinema’ për herë të parë në Cërrik, për tre netë me radhë, qytetarët ndjenë magjinë e ekranit të madh të kinemasë, në qendër të qytetit

'Open Cinema' në Elbasan

Falë bashkëpunimit të Bashkisë Cërrik, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Arkivit Qendror të Filmit Shqiptar, për herë të parë "Open Cinema" zbriti në Cërrik.

Ka qenë i jashtëzakonshëm interesi i qytetarëve që në këto ditë të nxehta vere të kalojnë orë të këndshme dhe të argëtohen deri pas mesnate.

Sipas Kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, Andi Salla aktivitete të tilla gjallërojnë qytetin dhe jetën sociale.

“Ky është edicioni i 6 i Open Ciname, por është hera e parë që kinemaja e madhe vjen në Cerrik. Aktiviteti është konceptuar kryesisht me filma shqiptarë, por edhe me muzikë duke ftuar këngëtarë të njohur.”, u shpreh Kryebashkiaku Salla.

"Open Cinema" ofroi minutash për çdo moshë duke nisur me të velgjit. Vogëlushët e Cerrikut shijuan magjinë e filmave vizatimorë, ndërsa morën premtimin e të tilla aktivitete do të jenë të shumta këtë verë.” ,u shpreh  prodecenti i filmit Skënder Jaçe

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën