Open Data Albania: Huaja ka
shpërpjesëtim të theksuar zonal
Në dhënien e kredive duket se ka patur dhe vazhdon të ketë një shpërpjesëtim të patolerueshëm lokal. Open Data Albania ka kryer njё hulumtim mbi nivelin e kredimarrjeve nё Republikën e Shqipёrisё pёr harkun kohor 2008-2012.
TIRANE - Në dhënien e kredive duket se ka patur dhe vazhdon të ketë një shpërpjesëtim të patolerueshëm lokal. Open Data Albania ka kryer njё hulumtim mbi nivelin e kredimarrjeve nё Republikën e Shqipёrisё pёr harkun kohor 2008-2012. Kredi konsiderohet njё sasi e caktuar parash qё njё person fizik apo juridik merr hua nga njё institucion financiar pёr t’ja kthyer nё njё moment tё dytё kohor me pagesa tё ndara nё kёste dhe me njё normё tё caktuar interesi nё formёn e kostos sё mbajtjes sё parasё.
Burimi kryesor qё jep informacion mbi kredinё nё Republikën e Shqipёrisё ёshtё Banka e Shqipёrisё si organi qё ndёr tё tjera shërben si Bankë Qendrore pёr bankat e nivelit tё dytë. Në vitin 2008 niveli i kredimarrjes nё Republikën e Shqipёrisё rezultonte 388 miliardë e 326 milionë lekё dhe ka pasur njё rritje konstante pёr tre vitet nё vazhdim. Nё vitin 2011 kjo vlerё arriti shifrën e 531 miliardëve. Niveli i kredimarrjes ёshtё rritur me 37% brenda harkut kohor prej 3 vitesh 2008 - 2011. Rritja e kredive tё marra nga personat fizik apo juridik nё vitin 2012 ka qenë më e ulët. Kredia ka shkuar nё gati 544 miliardë lekё nё vitin 2012.
Në vitin 2012 rezulton se kredidhёnia nё Republikën e Shqipёrisё ka qenë më së shumti në monedhën Euro. Kreditë në Euro kanë shënuar vlerën 300 miliardë e 596 milionë lekё, qё pёrbёn 55% tё kredive nё total. Kёto kredi pasohen nga ato nё monedhёn tonё kombëtare me 38% dhe ato në dollar amerikan 7%.
Nivelin maksimal tё kredive e pёrbёn Tirana si rrethi më i populluar nё vendin tonё. Nё vitin 2012 kreditë e marra nё rrethin e Tiranës zinin 72% tё tё gjitha kredive nё total me 390 253 000 000 lekё, duke patur peshёn kryesore tё kredive. Pjesa tjetër prej 28% ndahet mes rretheve tё tjera ku renditen Durrësi me 8%; Elbasani, Vlora dhe Fieri me 3%; Shkodra, Korça dhe Lezha me 2% dhe gjashtë pёrqindёshin e mbetur e zёnё gjithë rrethet e tjera.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
75.7%
-
Jo
21.1%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 655
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Do vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me nga 11 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin
10 Janar, 13:45
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
10 Janar, 13:34
-
SPAK nxjerr blof Berishën, asnjë dosje për deputetin Pandeli Majko në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49