Open Data Albania: Ja si kanë
ecur privatizimet në vite
Privatizimet e pronës shtetërore janë kryer me ritëm shumë më të përshpejtuar vitin e kaluar, si pasojë e nevojës për likuiditet që ka qeveria në kushtet e rënies së të ardhurave fiskale. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi të ardhurat nga procesi i privatizimeve gjatë viteve 2010-2013 në vendin tonë, duke iu referuar parashikimeve në buxhetin fillestar dhe realizimit faktik për këtë zë.
TIRANE - Viti 2012 rezulton të ketë qenë viti me nivelin më të lartë të të ardhurave faktike nga privatizimi që nga viti 2005. Nga 300 milionë lekë të parashikuara, ato arritën në 880 milionë lekë apo rreth 3 herë më shumë.
Ndërkohë, vitet 2010 dhe 2011 shënojnë nivele relativisht të ulta të të ardhurave nga privatizmi, përkatësisht 411 milionë lekë dhe 438 milionë lekë. Megjithatë, duhet theksuar se këto shifra janë më të larta se sa nivelet e parashikuara në buxhetin në fillim të vitit.
Në total, të ardhurat nga privatizimi për vitet 2010-2012 kanë rezultuar 1.74 miliardë lekë. Krahasuar me vitet e mëparshme, sidomos me periudhat 2000-2001 apo 2004-2009, kur të ardhurat nga privatizmet arritën në rreth 67 miliardë lekë, të ardhurat për vitet 2010-2012 paraqiten vërtet modeste.
Kjo vjen kryesisht për dy arsye. Së pari, pjesa më e madhe e sektorëve strategjikë tashëm është privatizuar dhe së dyti, nga dështimet në privatizimet e mëdha të parashikuara, si rasti i kompanisë Albpetrol.
Për vitin 2013, pavarësisht përpjekjeve për finalizimin e disa privatizimeve strategjike, janë parashikuar vetëm 500 milionë lekë të ardhura nga ky proces. Kjo flet për një maturi në procesin e hartimit të buxhetit, duke u përpjekur që shpenzimet e parashikuara në buxhet, si dhe treguesit e borxhit, të jenë brenda nivelit të të ardhurave të siguruara nga një rrjedhë normale e funksionimit të financave publike.
Megjithatë, nga ana tjetër, mospërfshirja e të ardhurave nga privatizimi në Buxhetin e prezantuar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend, si dhe shtesa në nenin 9 të ligjit “Për Buxhetin e vitit 2013”, në bazë të të cilit të ardhurat nga privatizimi mbi shumën e parashikuar në buxhet përdoren me Vendim të Këshillit të Ministriave, bën që të gjitha të ardhurat e siguruara mbi nivelin e buxhetuar, të mos diskutohen fare në Kuvend, ndërkohë që ky instotucion përbën hallkën përfundimtare që vulos gjetjen e burimeve financiare dhe përdorimin e tyre.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.3%
-
Të gabuar
21.2%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 641
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Alban Daci: Merr çantën e largohesh me kokën mbrapa se do të kthehesh!
16 Janar, 12:19
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Vota e Diasporës/ Shkon në rreth 20 mijë numri i aplikimeve nga emigrantët, 72% e kërkesave ndodhen nën shqyrtim! Shifër e lartë refuzimesh, duhet dokument i ri
16 Janar, 12:15
-
Kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024
16 Janar, 12:05
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën
16 Janar, 12:00
-
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
16 Janar, 11:52
-
VIDEO/ Bayern Munich 'shuplakë' me 5 gola, mposht Hoffenheim dhe shkëputet në krye të Bundesligës
16 Janar, 11:50
-
Byrek me qumësht dhe gjizë nga zonja Albana
16 Janar, 11:44