Opera 'La Bohema' në TKOB nën
dirigjimin e Salvadore Percacciolo

Opera 'La Bohema' në TKOB nën<br />dirigjimin e Salvadore Percacciolo
Opera “La Boheme”, historia e katër artistëve të rinj parisienë që e sfidojnë varëfërinë me të qeshurat e premtimet e dashurisë, do të ngjitet këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Kjo opera vjen në skenë me një muzikë të këndshme, mallëngjyese dhe emocionale, që do të luhet nga orkestra e teatrit të operës dhe baletit nën dirigjimin e artistit italian Salvadore Percacciolo. Publiku do ta ndjekë këtë opera më datat 25, 27 dhe 28 nëntor.

“La Boheme” ringjitet në skenë sipas konceptit regjisorial të  Andrea de Manicor, që e përgatiti veprën për TKOB dy vite më parë. Vepra do të ruajë të njëjtën skenografi, por do të vijë e pasuruar me zëra të rinj.

Historia e dashurisë së Mimit do të interpretohet nga Eva Golemi ndërsa roli i Rodolfos do të interpretohet nga tenori Jenish Ysmanov.  Gjithashtu në këtë opera do të interpretojnë disa nga zërat më të mirë të operës shqiptare si Armand Likaj, Dorina Selimaj, Enkelejda Kamani, Sindrit Bejleri.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën