Opera “Lulja e  Kujtimit”
dhe “korrigjimi” i saj

Opera “Lulja e  Kujtimit”<br />dhe “korrigjimi” i saj
Pesë vjet pas vënies për të tretën herë në skenë të opera “Luja e Kujtimit”, libretin e të cilës e ka shkruar im atë Andon Mara, së bashku me Aleko Skalin, po rrjeshtoj disa kujtime, që lidhen me “korrigjimin” e saj në vënien e dytë në skenë në vitin 1978.

Kujtoj që babaj bashkë me Lekon(A.Skalin) kishin një lloj ngazëllimi, që vepra e tyre po rivihej në skenë. Dukej se pas suksesit të viteve të para 1961-64, opera e Kristo Konos nuk ishte më në repertorin e Teatrit të Operas.

Ndonëse nuk jam specialist i muzikës dhe aspak në gjendje të gjykoj nivelin e operave shqiptare, në opinionin e përcjellë nga autorët në atë kohë, “Lulja e Kujtimit” ishte opera më e mirë shqiptare. Gjithsesi nuk di se për ç’farë arsye, në fund të vitit 1977, dikush u kujtua ta nxjerrë sërish nga sirtarët. Kujtoj që të tre(Konoja, Lekoja dhe babaj) kishin një lloj rezistence për ndryshimet edhe pse kishin mirëpritur rivënien. Kompozitori i nderuar kishte arritur të 70-tat dhe dy libretistët nuk ishin më të rinj, bile Lekoja kishte dalë në pension.

opera lulja e kujtimit
Opera “Lulja e  Kujtimit” 1978

Punonin të dy në shtëpinë tonë dhe pasi bënin ndryshimet i shpinin tek Kristo Konoja për të marrë miratimin e tij dhe për të hedhur edhe ai në nota ndryshimet. Bënin shaka me kërkesën për korrigjiime, e cia nga “ka i fije, ka i fije” sipas Cesk Zadesë, që atë kohë duhet të ishte udhëheqës artistik i Teatrit të Operas, ishte bërë shumë më e madhe.

Megjithatë edhe ata e dinin mirë se kërkesat për ndryshime nuk vinin nga Cesku, por nga zyra me rëndësi të Komitetit të Partisë të Tiranës, Ministrisë së Arsim-Kulturës a ndoshta edhe më lart. Kur e kisha pyetur babanë, se ç’lloj ndryshime kërkoheshin, më kishte thënë kryesisht heqjet e koraleve me çetat e komitëve bullgarë, për shkak të marëdhënieve jo të mira me vendet e Kampit Socialist si dhe rifreskime të gjuhës dhe “ndonjë përshtatje me kohën”. Kërkesat i dukeshin të kota se dihej që libreti ishte i bazuar mbi romanin e Foqion Postolit të shkruar me vërtetësi më 1905, ndaj “aktualizimi” i tij nuk kishte asnjë kuptim, por të tilla “absurditete” nuk ishin të parat që vinin nga instruktorët partiakë injorantë të Komiteteve të Partisë të cilët për hir të së vërtetës atë kohë kishin frikë edhe nga hija e tyre.

Opera %u201CLulja e  Kujtimit%u201D
Opera “Lulja e  Kujtimit” 1978

Kështu, në tavolinën tonë të bukës të mbuluar me një mushama me dekoracion frutash, prodhim i Pastmasit të Lushnjës, bëheshin korrigjimet e libretit të operas “Lulja e Kujtimit” në dimrin e viteve 1977-78. Babaj kishte një shkrim të bukur dhe i mbante letrat e sistemuara mire. Hidhte me laps në letër vargjet që diskutonin për t’i korrigjuar ose ndryshuar komplet, ndërsa Lekoja nxirrte herë herë pusulla  nga xhepat  ku kishte hedhur frymëzime në ditët e mëparshme. Këto kisha parë dy tre herë kur kisha hyrë në kuzhinë dhe kisha qëndruar jo më shumë se pesë minuta, pasi nuk ju pëlqente të kishin njeri “nëpër këmbë“, kur punonin.

Ishin vite terrori. Disa muaj më parë, disa kolegë të tyre, piktori Vangjush Tushi, gjuhëtari Gaqo Peci, muzikanti Kiço Venetiku, ishin dënuar më burgime të gjata për veprimtari armiqësore kundër pushtetit popullor. Aleko Skali, kishte patur kurajon, që në gjyq të ngrihej dhe të mbronte Gaqo Pecin, si djalin e patriotit Sotir Peci dhe si një qytetar luajal.

Në qershor të vitit 1978, opera “Lulja e Kujtimit” u shfaq e korrigjuar. Të dy libretistët nuk kishin as ftesa dhe nuk e panë dot shfaqjen në Tiranë. Nga sa ju kishte thënë Kristo Konoja, I cili kishte qënë I pranishëm në premierë, shfaqja kishte qënë e dobët, gati e dështuar.

Megjithatë ishte opera e tyre, për të cilën kishin punuar me përkushtim dhe dashuri në fillimin e viteve ’60.

Opera %u201CLulja e  Kujtimit%u201D
Marie Kraja ne operen Lulja e Kujtimit 1978

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit