Opera “Toska” çel siparin e TKOB për 2014

Opera “Toska” çel siparin e TKOB për 2014
Stina artistike në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, do të hap siparin me operën “Toska” të Puçinit. Dashuria, drama, trilleri janë disa nga tematikat që kjo vepër ndërthur e sjellë në skenë në regjinë e Nikolin Gurakuqit dhe në digjirimin e Edmond Dokos, “Toska” do të vijë për publikun si premierë në datën 14 janar duke paraqitur jo vetëm muzikën, por edhe anën aktoriale të interpretuesve.

 Operën "Toska" e sjellin në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit emra të njohur Eva Golemi, Marjana Leka,Ogert Islami, Sidrit Bejleri, Erlind Zeraliu etj.

Gjithashtu për vlen për të theksuar se në këtë vepër janë hequr elementët realistë, të cilët kanë qenë pjesë në skenografinë e mëparshme. Opera “Toska” e Puçinit është me tre akte duke sjellë një opera triller, një dramë dashurie, e cila është vendosur me sfond historik në Evropën e Revolucionit Francez.

Përveç premierës së datës 14 janar, “Toska” do të ngjitet sërish në skenë në datat 21 dhe 24 janar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!