'Opera s'i përket vetëm elitës', këngëtarë e balerinë emocionojnë në sheshin 'Skënderbej' në qiell të hapur (FOTO+VIDEO)

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit çel sezonin artistik në sheshin “Skëndërbej” nën moton: “Opera u përket të gjithëve, jo vetëm elitës”. Gjatë mbrëmjes së sotme pjesët më të njohura solistike, orkestrale, dhe korale nga operat dhe baletet që kanë përbërë produksionet dhe njëherësh premierat kryesore në dy vitet e fundit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit u prezantuan për artdashësit kryeqytetas. 

Aria e famshme “Habanera” nga opera “Carmen” e interpretuar nga mexsopranoja Vikena Kamenica dhe këngëtarja e njohur Kamela Islamaj në fillim të koncertit mbërthyen vëmendjen e publikut. ‘Nessun dorma”, një tjetër arie e njohur nga opera “Turandot”  u ngjitë  në skenë tenori Armaldo Kllogjeri dhe  këngëtari i njohur i rokut Eugent Bueshpepa.

Nuk munguan arie nga“Carmen” e më tej, arie nga “Berberi i Seviljes”, ‘Il Trovatore”, “Turandot”, “La Traviata”, opereta “Lakuriqi i Natës”.  Ndërsa, orchestra nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi qëndronte në skenën e improvizuar në shesh gjatë gjithë kohës, përpos këngëtarëve shoqëroi me pjesë klasike edhe trupa e baletit, që riktheu në atmosferën e “Arrëthyesit” me vallen spanjolle, kineze, arabe dhe ruse.  

“Grand Gala Opera Opening Countdoën” do të vijoi edhe në mbrëmjen e dytë (21 shtator) me “Opera-Folk” ku do të prezantoj jo vetëm repertor klasik, por edhe këngë nga muzika e traditës së lehtë dhe asaj botërore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja