-
EKSKLUZIVE/ Në përgjime me trafikantin, shefi në Kukës rritet në detyrë tek Antidroga! Si u zhduk prova kyçe për financuesin!
Përgjimet me kreun e dyshuar të trafikut të kanabisit, nuk ishin të mjaftueshme për Gjykatën dhe as për vetë drejtuesit e policisë, që ngritën në detyrë shefin e Komisariatit të Kukësit, duke e sjellë tek Anti-droga në Tiranë. Report Televizion mëson detajet ekskluzive nga dosja me 19 të arrestuar në Kukës, që tashmë ka kaluar në SPAK.
22 Maj 2020, 13:03 -
Operacion anti- drogë në Kukës/ 19 të arrestuar, mes tyre efektivë policie dhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit (EMRAT)
Një operacion i nisur dy vite më parë në Kukës është finalizuar më vënien në pranga të 19 personave, mes tyre vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.Në dosjen hetimore të drejtuar nga kryeprokurorja e Kukësit, Rita Gjati thuhet se ka prova të forta që në krye të këtij grupi të strukturuar kriminal qëndronte Kreshnik Murataj, por nuk është arritur që të gjendej financuesi.
20 Maj 2020, 09:33