Arrestimi i 2 policëve në Kukës/ Lleshaj: Efektivët imazh jo vetëm i drejtuesve, por edhe i popullit! Duhet t'i shërbejmë me nder

Arrestimi i 2 policëve në Kukës/ Lleshaj: Efektivët imazh jo vetëm i drejtuesve, por edhe i popullit! Duhet t'i shërbejmë me nder

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përshendetur operacionin anti- drogë në Kukës, ku fokusin e ka vendosur te arrestimi i dy punonjësve të policisë. Referuar deklaratës së tij të mëhershme, Lleshaj shkruan se një efektiv policie nuk është vetëm fytyra e një drejtuesi, por edhe e popullit, e për pasojë duhet që ta bëjnë punën me nder.

"Policia e Shtetit, SHÇBA dhe Prokuroria finalizuan sot një operacion të rëndësishëm, në sajë të të cilit, krahas të tjerëve, u arrestuan edhe dy punonjës policie për përfshirje në veprimtari kriminale. Procesi i ndarjes së Policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do të vijojë me rigorozitet të plotë.

Policia është jo vetëm imazhi i drejtuesve të saj, por edhe i vetë shoqërisë. Si e tillë ajo duhet dhe do të jetë larg kujtdo që nuk i shërben me nder dhe angazhim interesit publik. Përgëzime për këtë operacion të suksesshëm për Policinë, SHÇBA dhe Prokurorinë", shkruan Lleshaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 20/05/2020 12:44

    Po ty te shk...efsha pragun e deres! Policia pasqyroka jo vetem drejtuesit por edhe shoqerine sipas ketij pragshtrakut! Jo ore fismaç jo, policia perfaqeson fytyren tende te ndyre te perlyer dhe jo timen dhe as te popullit qe ska te haje buke, ore vemje burre, o njeri i peshtire qe nuk paske turp.

    Përgjigju
    • Lahuta e Malsis: 22/05/2020 08:37

      Ti *Ariu*, më lejo të lutem të, të them diçka: Ti nuk je Ari por një Mi Kanalesh i pisët nga jashtë dhe i bakterizuar nga brënda. Fjalët e tua të pista janë Nderi yt dhe i Familjes tënde. Do kisha shumë Dëshirë të, të shihja në ballafaqim me një Moshatarin tënd a do kishe Prapanicë ta shaje me këto Fjalë? Faleminderit. Sqarim për ata që do e lexojnë Schkrimin tim: Nuk jam me asnjë Parti, por vetëm një Lexues i paanëshëm, që vë Duart në Kokë kur lexoj nga të paedukuarit Fjalë që të gjithë ne i njohim, por jo të gjithë i shkruajn.

    • Alban Luma: 20/05/2020 15:13

      Cfare policie me Zef Lasken drejtor. Zef Laska kusheri i Pashk Laskes se Lacit. Nderkohe qe Xhelil Dauti nje superkriminel i arrestuar dje nga amerikanet eshte mik i ngushte i Pashk Laskes dhe me ardhjen e Zef Laskes ne Kukes ai ka zhvendosur ne Kukes veprimtarine e tij kriminale. Zef e Pashk Laska kane mbeshtetjen e bashkefashtarit tyre Gjovalin Loka

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?