Një operacion antidrogëElbasan herët këtë mëngjes për goditjen e grupeve kriminale ka rezultuar në lëshimin e 26 masave sigurie.

10 persona janë arrestuar ditën e djeshme, 8 të tjerë para disa ditësh, 7 janë në kërkim ndërsa një i mitur do të hetohet në gjendje të lirë.

Gjithashtu janë lëshuar edhe 20 urdhërkontrolle banesash, ku janë sekuestruar 8 kilogramë hashash, 100 gramë kokainë si dhe celularë.

Report Tv mëson se hetimet e këtij operacioni në vijim të “Tempullit” dhe “Rrjetit” kanë nisur rreth 10 muaj më parë me agjent të infiltruar e pamje filmike.

Kontrollet po kryhen në Prrenjas, Librazhd e Elbasan si dhe në disa bashki të tjera të qarkut. Policisë i kanë shkuar në ndihmë edhe dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Lajm në përditësim...