24 persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Korçë, 7 të tjerë janë shpallur në kërkim si dhe janë në hetim 101 persona, të cilët shpërndanin drogë në qytet, në bashkëpunim me njëri-tjetrin.Shkatërrimi i grupit erdhi pas 5 muajsh hetime nga policia, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan 20 gram kokainë, 340 gram kanabis, 21.6 gram heroinë, 2 kokrra metadon., 1.556.300 lekë, 20.595 euro, 110 dollarë, 280 paund, 50 telefona celularë, 20 automjete, 5 peshore elektronike, 1 radio marrëse policie dhe 1 përforcues grushti.
Nuk sqarohet se si u ra në gjurmët e këtij grupi kriminal dhe as skemën sesi ata e kishin organizuar shpërndarjen e drogës në qytetin e Korçës. Policia njofton se, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktiviteti kriminal te këtyre personave. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.
Në prangat e Policisë kanë rënë:
1.Rodolf Mara, 38 vjeç, banues në në Korçë.
2.Olger Hasan, 37 vjeç, banues në Korçë.
3.Romeo (Ilir) Starovecka, 43 vjeç, banues në Korçë.
4.Mateos Aliko, 27 vjeç, banues në Korçë.
5.Juxhin Kulla, 37 vjeç, banues në Korçë.
6.Klajdi Avramushi, 32 vjeç, banues në Korçë.
7.Joan Xhambazi, 25, vjeç, banues në Korçë.
8.Musjano Ali, 29 vjeç, banues në Korçë.
9.Kristi Ndoja, 25 vjeç, banues në Korçë.
10.Arten Zallëmi, 33 vjeç, banues në Korçë.
11.Elton Manka, 34 vjeç, banues në Korçë.
12.Edjon Agolli, 42 vjeç, banues në Korçë.
13.Nikolin Pulluqi, 26 vjeç, banues në Korçë.
14.Letion Rënxa, 34 vjeç, banues në Korçë.
15.Igor Mihali, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë
16.Vasjan Shtambari, 39 vjeç, banues në Korçë.
17.Kristo Shkembi, 39 vjeç, banues në Korçë.
18.Sokol Haxhi, 40 vjeç, banues në Bilisht.
19.Andrea Bleta, 34 vjeç, banues në Bilisht.
20.Emanuel Muka, 30 vjeç, banues në Maliq.
21.Andrea Miçani, 31 vjeç, banues në Korçë.
22.Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë.
23.Andi Duka , 44 vjeç, banues në Elbasan.
24.Sajmir Suvaria 31 vjeç, banues në Korçë.
Janë shpallur në kërkim personat me inicialet:
25.A.M.,
26.Th.R.,
27.E.S.,
28.K. X.,
29.A. Xh.,
30.E. F.,
31.R.B.
Disa prej arrestuarve
Sekuestrimet e policise
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin e policisë ku u shkatërrua një grup i shpërndarjes së drogës në qytetin e Korçës. Çuçi thotë se janë të vendosur për t’i shkruar deri në fund luftës kundër drogës.
“Operacioni anti-drogë në Korçë me 31 urdhër-arreste dhe 101 persona të proceduar penalisht është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime strukturave vendore të policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që falë punës së tyre arritën të zbulonin dhe dokumentonin këtë veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Jemi frontalisht të vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës së vazhdueshme kundër drogës, për një shoqëri më të sigurt që garanton zhvillimin dhe të ardhmen tonë”, shprehet Çuçi.