Operacion antidrogë në Korçë, sekuestrohen kokainë e heroinë, në pranga porositësi me poseduesit

Operacion antidrogë në Korçë, sekuestrohen kokainë e heroinë, në pranga porositësi me poseduesit

Lënda narkotike e sekuestruar

Një kuadër të operacionit antidrogë "Porositësi" në Korçë janë arrestuar 3 persona. Policia njofton se janë sekuestruar 12 gram kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë. Në pranga kanë rënë Fatjon Kosturi 18 vjeç, Martin Kosturi 20 vjeç, Olivert Vreshtullav 38 vjeç. Në lagjen nr. 10, Korçë gjatë kontrollit fizik të ushtruar Fatjon Kosturit iu gjet një sasi prej 12 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë rezultoi se posedues të lëndës narkotike ishin shtetasit Fatjon Kosturi dhe Martin Kosturi, ndërsa porositësi i saj ishte Olivert Vreshtullav.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Porositësi".

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen 12 gram kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Vihen në pranga 3 shtetas, dy prej të cilëve posedues të sasisë dhe tjetri porositësi i saj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar "Porositësi", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve F. K., 18 vjeç; M. K., 20 vjeç dhe O. V., 38 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasit e mësipërm ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre në lagjen nr. 10, Korçë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, konkretisht shtetasit F. K., iu gjet një sasi prej 12 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se posedues të lëndës narkotike ishin shtetasit F. K. dhe M. K., ndërsa porositësi i saj ishte shtetasi O. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot Kuvend/ Deputeti socialist interpelancë me ministrin Peleshi për rijetëzimin e industrisë ushtarake

Sot Kuvend/ Deputeti socialist interpelancë me ministrin Peleshi për rijetëzimin e industrisë ushtarake