GRENOBLE/ FRANCE - Gjendja shëndetësore e Michael Schumacher duket se është drejt përmirësimit. Skaneri i bërë gjatë natës të së martës tregoi se gjendja e Schumacher ishte përmirësuar disi, krahasuar me një ditë më parë.
Gjatë një konfernce për median, mjekët e spitalit janë shprehur se, gjendja e Schumacher është përmirësuar disi, por nuk mund të japin ende garanci.
“Ka një përmiresim pas një tjetër ndërhyrje. Kemi bërë një tjetër operacion për lehtësuar presionin në tru”, deklaruan ata gjatë konferencës për median.
Sipas tyre, gjendja e Schumacher është ende e rëndë. “Ka ende shumë rrezik, nuk mund të themi që fituam”, thanë mjekët
Familja e tij, në një deklaratë për shtyp ka falenderuar doktorët që bënë gjithçka ishte e mundur për të shpëtuar 44 vjeçarin, si dhe njerëzit në të gjithë botën për mesazhet dhe mbështetjen e tyre.
Mjekët e spitalit të Grenoble ku është shtruar gjermani u shprehën se nëse nuk do të kishte
kaskën mbrojtëse me siguri do të kishte vdekur. Ata shtuan se nuk mund të parashikonin nëse 7 herë kampioni i botës në F1 do të shpëtonte.
Schumacher, i cili ishte në koma në momentin e arritjes në spital, iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë. E para në në momentin e mbërritjes në spital dhe një tjetër ndërhyrje gjatë natës pas rrëzimit duke bërë ski në Meribel.
Nga dinamika e ngjarjes kuptohet se sa i dhunshëm ka qënë aksidenti në Alpet franceze. Kaska mbrojtëse që mbante piloti gjerman pas përplasjes është thyer.
Michael Schumacher u tërhoq nga bota e F1 për herë të dytë në vitin 2012. Ai është piloti më i suksesshëm në historinë e këtij kompeticioni me 7 tituj kampion të fituar. Por kjo do të jetë gara më e vështirë e dhe rëndësishme e jetës së tij.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com