Sipas burimeve nga Policia e Shtetit mësohet se Drejtoria për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Pergjithshme të Policisë Shtetit në bashkëpunim me autoritetet policore te Italisë dhe Malit te Zi pas një hetimi me metoda speciale për një periudhë kohore 1 vjeçare, është realizuar me sukses operacioni policor i koduar '' ''Laguna e Vilunit''.
Në këtë operacion krahas Sektorit për Narkotikët, në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit morën pjesë dhe punonjësit e policisë së Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacinale, D.P.Q Tiranë, D.P.Q Shkodër, D.P.Q Lezhë, D.P.Q Vlorë, D.P.Q Fier, D.P.Q Durrës, F.N.SH Tiranë dhe Shkodër, Policinë Kufitare të Shkodrës, Durrësit, Vlorës dhe Guardia di Financa.
Në kuadër të këtij operacioni policor, në datat 30.09.2014 dhe 01.10.2014 është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie lëndë narkotike rreth 804 likogramë e dyshuar si Mariuanë.
Konkretisht më datë 30.09.2014 rreth orës 21.00 në vazhdimësi të veprimeve proceduriale nën drejtimin e specialistëve të Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në vendin e quajtur Rëna e Hedhun midis lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit është konstatuar një skaf i cili pas ndjekjes që i kishte bërë Guardia di Financa së bashku me Policinë Kufitare të Shëngjininit ka filluar të hedhë nga skafi në det disa çanta të zeza nga të cilat 8 (tetë) prej tyre arritën të kapeshin nga policia kufitare, ku brenda këtyre çantave kishte bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa të mbështjella me natriban të cilat pas peshimit rezultuan të ishin 210 (dyqind e dhjetë) kg me gjithë amballazh.
Në lidhje me këtë situatë janë kryer të gjitha veprimet proceduariale dhe materialet i janë percjellë Prokurorisë së Krimeve te Renda me qellim bashkelidhjen ketij procedimi.
Sakaq nga Policia e Shtetit mësohets e në vazhdim të operacionit policor "Laguna e Vilunit" me datë 01.10.2014 rreth orës 12.00 në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë në një distancë prej rreth 4 (katër) miljesh detare nga ana e Policisë Kufitare të Shëngjinit janë konstatuar dhe sekuestruar në det të hapur një numër prej 15 (pesembedhjetë) çantash të zeza ku brenda tyre kishte bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sattiva të mbështjella me natriban të cilat pas peshimit rezultuan të ishin 594 kg me gjithë amballazh.
Nga veprimet proceduriale dhe hetimore të kryera në vazhdimësi si dhe në kushtet e flagrancës të kryerjes së kësaj vepre penale në bazë të provave të arsyeshme në lidhje me autoresinë e kësaj vepre penale është bërë i mundur identifikimi gjetja, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të mundshëm të kësaj vepre penale e konkretisht të shtetasve Mikel Hoxha vjeç 38, banues në Vlorë, i dënuar më parë. Ky shtetas dyshohet të jetë dhe kreu i kësaj organizate kriminale. Është arrestuar, Leonidha Dhimojani vjeç 48, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte skafisti i cili do të bënte transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria në Itali. Pjesë e të arrestuarve janë dhe Ervis Sulo vjeç 29, banues në Vlorë; Indrit Rraja vjeç 34, banues në Nikel-Fushë Krujë; Mirjan VITAJ, vjeç 26, banues në Rrijoll Velipojë ; Kristian C. vjeç 18, banues në Rrijoll Velipojë; Alfred Syli vjeç 22, banues në Rrijoll Velipojë, i dënuar më parë.
Nga ana jonë, bënë të ditur Policia e Shtetit, vazhdon puna në lidhje me identifikimin gjetjen dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale në kuader të këtij operacioni.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: Sasia prej 804 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva; 370 fishekë model 56; Shuma prej 12 mijë euro, 14 mijë e pesëqind leëk; 3 automjete të modeleve të ndryshme, një furgon mallrash, si dhe 16 telefona celularë
Materialet i kalojnë në ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim", "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake" si dhe "Mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë".
Mbas vlerësimit të provave, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për të shtatë shtetasit e mësipërm, ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg".