Rreth 1200 rrënjë bime narkotike të kultivuara në 3 parcela janë asgjesuar nga policia e Tropojës duke finalizuar kështu një aksion antidrogë të koduar “Lugu i Zi”.
Ndërkohë po procedohet penalisht kryeplaku i fshatit L.T, vjeç 39, si dhe është shpallur në kërkim autori i kultivimit të bimëv Shkëlqim Pitomina, vjec 41. Gjatë kontrollit në Malin Lugu i Zi në kufi me Kosovën janë gjetur bimët të prera e të vendosura për tu tharë. Bimët ishin vendosur në një banesë të vjetër të pabanuar pronari i së cilës mendohet të jëtë personi i shpallur në kërkim si kultivues
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”
Shëngjin, asgjësohen 957 rrënjë kanabis
Në vijim të operacioneve anti kanabis, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në Shëngjin, u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike pranë së shtetasve, P.B, 75 vjeç, banues në Milot, Kurbin dhe G.B, 47 vjeç, banues në Fush-Milot, Kurbin.
Në këto dy parcela ishin të kultivuara 957 bimë narkotike të lloit Kanabis Sativa.
Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegjes. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë shpallja në kërkim e dy shtetasve P.B dhe G.B, të dyshuar si autorë për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.
Nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti të kultivimit të bimëve narkotike, kapjen dhe vënien para drejtësisë së autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjirokastër, asgjesohen 86 rrënjë kanabis, në pranga kultivuesi
Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike ditën e sotme. Në gjirokastër janë asgjesohen nga efektivët e policisë 86 bimë narkotike të lloit Kanabis Sativa.
Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë autorin e kultivimit të bimëve narkotike,Thodhori Novi, 57 vjeç.
Arrestimi i tij u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga policia , pranë banesës së tij, në fshatin Kodër, komuna Cepo, Gjirokastër ju gjetën të kultivuara 86 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa.Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies ku disa prej tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivim të bimëve narkotike".
Fier,asgjesohen 1280 bimë narkotike. Arrestohen në flagrancë 3 persona
Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit për kultivim të bimëve narkotike.Novrus Kuka 57 vjeç,R.K 17 vjeç Indrit Kuka 19 vjeç u arrestuan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë në fshatin Kurjan i’u gjendën 1280 bimë narkotike kanabis sativa në një tokë të marrë me qera.
Vlorë, kultivoi 63 bimë narkotike arrestohet Gëzim Hoxhaj
Ndërkohë në qytetin e Vlorë një tjetër arrestim për kultivim të lëndës narkotike.Gëzim Hoxhaj 49 vje¢ banues në fshatin Babicë u arrestua nga policia e Vlorës i dyshuar si kultivuesi i 63 bimëve në vendin e quajtur "Bregu i Shenit"
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com