Operacionet plastike në
gjoks ulin ndjeshmërinë

Operacionet plastike në<br />gjoks ulin ndjeshmërinë
Këtë problem e kanë tre nga dhjetë femra, tre vjet pas ndërhyrjes estetike. Më pak ndjeshmëri në gjoks për tre nga dhjetë femra që u janë nënshtruar një ndërhyrje estetike për zmadhim të gjoksit. Të paktën kështu ka rezultuar sipas një sondazhi të bazuar në vetëvlerësimin, realizuar nga kirurgu plastik Amin Kalaaji dhe botuar në revistën “Aesthetic Surgery Journal”.

Mjeku norvegjez, Kalaaji ka kryer hulumtime për cilësinë e jetës së 97 grave, tre vjet pasi ata kishin bërë një ndërhyrje estetike për zmadhim të gjoksit. Eksperti shpjegon: "Kjo kategori përbën një përqindje relativisht të lartë dhe meriton hetim të mëtejshëm nga specialistët."

Sondazhi Online - Gratë u janë përgjigjur 47 pyetjeve me email dhe anonime. 65 për qind e kampionit tha se i ishte nënshtruar operracionit për arsye kozmetike, 48 për qind për të përmirësuar vetëbesimin, 22 për qind për arsye që "intime dhe private" dhe 20 për qind për shkaqe psikologjike.

Nëse, pothuajse të gjitha gratë kanë deklaruar se janë të kënaqura me rezultatet (93% e kampionit) dhe 73 për qind ndihen më mirë pas kësaj ndërhyrje që u ka dhuruar një gjoks të ri, 27 për qind  kanë pranuar se nuk janë aspak të kënaqura me ndjeshmërinë e lëkurës së gjirit, që sipas tyre u është zvogëluar në mënyrë të ndjeshme.

Shkrimi u botua sot Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi