126 të arrestuar në agim të kësaj të mërkure, në një maxi blitz të kryer nga Policia e ROS dhe Komanda Provinciale e Napolit.

Në shenjestër të operacionit "Cartagena", kanë qënë eksponentët e Aleancës Secondigliano, që i përkasin tre fiseve të rëndësishme të Camorras: Contini, Mallardo dhe Licciardi.

Hetimi u koordinua nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia në Prokurorinë Publike të udhëhequr nga Giovanni Melillo.

Të arrestuarit akuzohen për krime të ndryshme të tipit mafioz, trafik droge, grabitje dhe gjobvënie. Nga ana e saj Guardia di Finanza konfiskuar nga klanet rreth 130 milionë euro.

Operacioni filloi në qytetin e Napolit, por shpejt u zgjerua në të gjithë territorin kombëtar dhe gjithashtu jashtë vendit.

Cila është Aleanca Secondigliano?

Aleanca Secondigliano është një lloj "karteli kriminal" aktive në zonën veriore të Napolit. Ajo u themelua në fund të viteve 1980 nga bosët e tre familjeve, Edoardo Contini, Francesco Mallardo dhe Gennaro Licciardi.

Hetimet e DDA kanë bërë të mundur rindërtimin e strukturës hierarkike aktuale të aleancës dhe krimet e shumta të kryera nga anëtarët e saj, duke dokumentuar në disa raste edhe ndërhyrjen e botës së krimit brenda strukturave publike.