Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 9 prej të arrestuarve në operacionin antidrogë ku u prangosën 16 persona dhe u shpallën në kërkim 8 të tjerë.

Hetimet për grupin që dyshohet se trafikonte dhe shpërndante drogë në Elbasan kishin nisur rreth 1 vit më parë.

8 persona u arrestuan gjatë kësaj faze të operacionit, ndërsa 8 të tjerë janë kapur më herët. Po ashtu gjatë operacionit u sekuestruan 9 kg kanabis, 100 gram kokainë, 7 automjete dhe 17 aparate celularë.

Mes të arrestuarve janë: Agron Biba, Rinor Hajdari, Indrit Shahinaj, Lulezim Feta dhe Mynyr Çepi.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë