Ka shkuar në 25 numri i personave të ndaluar në kuadër të operacionit anti-drogë "Knock down", në Korçë, të finalizuar më datë 20.04.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Romeo Beluli, 22 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 19.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim. Ndërkohë që 6 të tjerë janë end enë kërkim dhe 70 janë nën hetim penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

24 persona ranë në prangat e Policisë së Korçës në datën 20 prill dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim si dhe janë në hetim 70 persona, të cilët shpërndanin drogë në qytet, në bashkëpunim me njëri-tjetrin.Shkatërrimi i grupit erdhi pas 5 muajsh hetime nga policia, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan 20 gram kokainë, 340 gram kanabis, 21.6 gram heroinë, 2 kokrra metadon., 1.556.300 lekë, 20.595 euro, 110 dollarë, 280 paund, 50 telefona celularë, 20 automjete, 5 peshore elektronike, 1 radio marrëse policie dhe 1 përforcues grushti.
Komente

