SARANDË-Ditën e djeshme strukturat anti-korrupsion të kryeministrisë kanë ‘zbarkuar’ në Sarandë. Ato ushtruan një kontroll blic në Kadastrën e Sarandës, ku janë sekuestruar një sërë dosjesh të dyshimta korruptive.

Tre koordinatorët e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, Helena Lula, Enertil Canaj dhe Sokol Plaku kanë sekuestruar një sërë dosjesh, teksa kanë paralajmëruar se do të ketë ndëshkime nga nivelet më të larta drejtuese në këtë institucion deri në ndjekje penale.

Një nga dosjet e sekuestruara lidhet me një pronë mbi të cilën po bëhet një ndërtim pa leje, lokal,  dhe pa miratimin e një prej pronarëve. Kjo leje ishte për një periudhë dhe është falsifikuar shtyrja me shkrim dore. 

Zonat me interes ekonomik, siç është bregdeti i Shqipërisë, kryesisht në jug të vendit janë pikat kryesore ku abuzimi me pronat ka qenë tepër i lartë, për këtë arsye edhe plazhet e Sarandës dhe të Vlorës kanë qenë në fokus të këtij operacioni.

Kujtojmë që pak ditë më parë, kreu i Kadastrës, Artan Lame ka paralajmëruar largimin e një sërë drejtuesish të Kadastrave në rrethe “që nuk janë në lartësinë e duhur të detyrës”, duke nisur nga Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana, Korça, Saranda e Fieri, e për pasojë shpalli thirrjen për aplikime për drejtues të rinj. Kjo deklaratë e Lames është pasuar edhe më këto operacione, teksa priten të mësohen më shumë detaje në vijim.

1624634908_BLITZ1.jpg

Dokumenti i falsifikuar ku shkruhet me dorë shtyrja e punimeve

1624634918_BLITZ3.jpg

Dokument nga dosja e sekuestruar

 

1624634929_BLITZ2.jpg
Pamje nga ndërtimi, dosja e të cilit është sekuestruar