Operacioni, Elbasan e Lezhë
asgjësohen 2650 rrënjë kanabis 

Policia e Elbasanit ka asgjesuar 1050 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa te mbjellë në kubikë dhe me një gjatësi 2-4 cm. Droga ishte mbjellë në zonë pylli që është një tokë shteti.

"Në zbatim të planit të masave të Drejtorisë së Policisë Shtetit “Për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara”, si dhe në zbatim të kontrollit të territorit për këtë qëllim, efektivat e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë ushtuar një kontroll të imtësishëm në pyllin e fshatit Staf, njësia Administrative Funar, ku ka rezultuar se në një zonë pylli (tokë shteti), u gjetën të kultivuara të vendosura në kubikë 1050 bimë narkotike të dyshuara me atë të llojit Cannabis Sattiva, me lartësi 2-4 cm.  Policia bëri asgjësimin e tyre”, sqaron në një njoftim për shtyp policia.

Po ashtu, në Lezhë u asgjësuan  1600 rrënjë kanabis  në një zonë të pyllëzuar mbi fshatin Zimaj të Komunes Ungrej. 850 rrënjë ishin të mbjellura nëpër gropa dhe 750 rrënjë ishin në dy sera të mbuluara me plasmas. 

Efektivat e policisë, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A