Operacioni i Dimrit, letra e rrallë
e Gjebresë për Nexhmije Hoxhën 

Operacioni i Dimrit, letra e rrallë<br />e Gjebresë për Nexhmije Hoxhën 
Është shumë domethënëse kjo  letër e shkruar nga Ramize Gjebrea me 22 shkurt 1944, pak javë para se asaj ti bënin një gjyq partizan e ta pushkatonin para njësive  të brigadës së parë sulmuese në fshatin Ramicë të Vlorës. Dënuar pas akuzave për një lidhje intime me Zaho Kokën dhe për sabotim të punës së Partisë në zonën ku vepronte, në të vërtetë nga dokumenti që botojmë  del se Ramize Gjebrea në këtë periudhë ishte në kulmin e veprimtarisë së saj si drejtuese e Rinisë në qarkun e vlorës.

Kjo letër e saj dërguar Nexhmije Hoxhës zbulon në detaje informacione të hollësishme mbi gjendjen e gjithë zonës së Bregut madje edhe të Gjirokastrës deri në Përmet. Ajo e informon shoqen e saj që punonte të njëjtin sektor (me rininë komuniste) në Tiranë  për vështirësitë e shumta me të cilat po përballeshin partizanët kryesisht në zonën e Vlorës, të cilët ishin detyruar të tërhiqeshin në male e të ngujoheshin mes borës dhe ngricave pa veshmbathje e ushqime me ditë të tëra.

Ramize Gjebrea me pseudonimin Interesanti tregon aksione të gjemamnëve dhe ballistëve, në të gjithë fshatrat e Vlorës, ku kishin vrarë e djegur fshatra të tërë. Pasi plotëson tablonë informative të gjendjes së vështirë në jug gjatë operacionit të Dimrit, ajo kalon në disa detaje personale e thellësisht njerëzore, ndërsa e lut shoqen e saj ti gjejë një palë këpucë alpine me numër 38 dhe e kujton ti japë informacione për të fejuarin e saj Nako Spiron, (Detin) me të cilin siç thotë ajo kishte shumë kohë që s’lidhej dot dhe s’merrte përgjigje prej tij për letrat që i kishte shkruar.

Dokumenti i cili botohet për herë të parë, ruhet në AQSH  dhe është ekspozuar që prej datës 22 nëntor në “Bunk’Art” në një prej dhomave kushtuar  Shqipërisë nën pushtimin gjerman.
 

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit