Operacioni i EUROPOL në 26 vende, Balla: 28 të arrestuar në Shqipëri, u sekuestrua 81 kg kanabis, kokainë, armë e fishekë (VIDEO)

Një operacion i përbashkët kundër trafikut të armëve, trafikut të drogës, emigrantëve dhe trafikut të qenieve njerëzore, si edhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë është ndërmarrë në 26 vende, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Nga 566 persona të arrestuar në BE, 28 prej tyre janë kapur në vendin tonë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se nga ky operacion në Shqipëri janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lënde narkotike canabis dhe shumë doza kokainë.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Europol, Interpol, Eurojust, Frontex, ndërsa nga Policia e Shtetit janë angazhuar 315 punonjës, ndërsa janë kontrolluar 2648 subjekte, 1525 persona, 987 mjete, 40 pako postare dhe 92 ambiente.

“Policia e Shtetit pjesë e operacionit ndërkombëtar EMPACT JAD 2023, i cili u zhvillua njëkohësisht në 26 vende të Europës, me mbështetjen e Europol, Interpol, Eurojust, Frontex, Agjencisë Europiane të Rojës Kufitare dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare. Operacioni kishte në shënjestër rrjete të trafikimit të armëve të zjarrit, të lëndëve narkotike, të emigrantëve si dhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë.

Në Shqipëri operacioni u koordinua nga Drejtoria e Europol, duke angazhuar në total 315 punonjës  të Policisë së Shtetit për kontrollin e 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare dhe 92 ambienteve. Në vendin tonë u arrestuan 28 shtetas, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lënde narkotike canabis dhe shumë doza kokainë.  Në total në 26 vendet europiane, gjatë këtij operacioni janë arrestuar 566 shtetas (218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera); janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë (626 kg kokainë, gati 300 kg cannabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike”, shkruan Balla.

Operacioni u ndërmor në 26 vende në të gjithë Evropën midis 13 dhe 18 nëntorit 2023 dhe përfshiu edhe kontrollet e intensifikuara në kufijtë e jashtëm të BE-së. Më shumë se 22 mijë oficerë u angazhuan në operacion, ndërsa në total janë arrestuar 566 persona, 218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera. Ndërkohë, janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë, 626 kg kokainë, gati 300 kg cannabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike.

Pjesëmarrësit

Shtetet Anëtare të BE-së: Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Spanja dhe Suedia.

Vendet jo anëtare të BE-së: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Agjencitë e BE-së: Europol, Eurojust dhe Frontex.

Rezultatet e EMPACT JAD 2023:
22 488 oficerë të përfshirë
163 hetime të filluara
288 774 subjekte të kontrolluara
215 273 persona janë kontrolluar
67 277 makina të kontrolluara
5 225 paketa/pako postare të kontrolluara
999 ambiente të kontrolluara
2 229 hyrje të paligjshme
566 arrestime (218 në lidhje me kontrabandën e emigrantëve, 186 në lidhje me trafikun e drogës, 69 në lidhje me trafikun e armëve të zjarrit, 89 në lidhje me krime të tjera)
Janë identifikuar 114 dokumente të falsifikuara
310 armë (84 armë automatike, 65 pistoleta, 59 pushkë, 22 granatahedhës, 16 revole, 7 karabina, 6 armë gjahu, 4 armë të konvertuara, 2 pistoleta ajri, 42 të tjera)
20 206 copë municion
Pothuajse një ton drogë: duke përfshirë 626 kg kokainë, pothuajse 300 kg kanabis, heroinë dhe bimë marjiuanë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren