Policia e Shtetit ka arrestuar katër persona si dhe ka shpallur dy të tjerë në kërkim pas operacionit të hidrokarbureve.
Të arrestuarit janë Armand Gremi 34 vjeç, Andrea Tomori 40 vjeç, Mihallaq Bubullima 63 vjeç dhe Vezir Çepele 62 vjeç, kurse të shpallur në kërkim janë A.I dhe Y.X.
Policia ka bërë ne dije vetëm sot janë zhvilluar kontrolle në 17 subjekte në Tiranë, Durrës, Fier e Lezhë.
Pas kontrolleve policia ka proceduar penalisht nëntë subjekte për fshehje të ardhurash.
Po ashtu Tatimet kanë bllokuar tre aktivitete tregtimi karburantesh ndërsa bëjnë me dije se operacioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Operacioni “Kontrolli cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve”, ka nisur që prej datës 04.05.2015, nga grupet ndërinstitucionale të punës me specialistë nga Doganat , Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qendror Teknik, si dhe Policia e Shtetit përfshi edhe Specialistët nga Krimi Ekonomiko- Financiar.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com