Operacioni në Shkodër, bujtina po shembej por pronari shpëtoi, Agim Dardha në Report Tv: Ecëm mbi pesë orë në dëborë por ia dolëm (VIDEO)

Pjetër Lulashi rrezikoi shumë dje pasi u bllokua nga bora në bujtinën e tij në zonën e në Qafë Thores në Shkodër. Një operacion i FNSH dhe AZM-së Shkodër, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, arriti të shmangte tragjedinë.

Kreu i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Agim Dardha, në një intervistë të dhënë për Report Tv ka treguar me detaje vështirësitë dhe peripecitë e operacionit, por që fatmirësisht u konkludua me sukses.

Dardha thotë se ishte një udhëtim 5-orësh, shumë i vështirë në borë. Ndërtesa po shembej dhe koha nuk priste.

"E njoh atë zonë. Mu duk diccka e pa arritshme, por falë FNSH-së dhe AZM-së Shkodër u bë evakuimi i atij banori, i cili punon si roje në një bujtinë në qafën e Thores. Me reshjet e fundit, konkretisht të datës 25, pronari i bujtinës njofton Emergjencat Civile në qarkun e Shkodrës për nevojë për ndërhyrjen. Banesa rrezikohej të shembej. Në pa mundësi për të dërguar helikopter se nuk kishte ku të ulej, u bë e mundur ndërhyrja nga forcat speciale të Shkodrës dhe banorët e zonës. Ishte një udhëtim shumë i vështirë që ka zgjatur rreth 5 orë nga Boga deri tek bujtina. Fatmirësisht u gjet gjallë dhe shëndoshë e mirë. U arrit të komunikohej në telefon dhe ai ishte shkaku pasi kishte lajmëruar se ndërtesa rrezikonte shembjen. Cunat që janë futur në bujtinë kanë konstatuar se bujtina ka qenë pothuajse e shembur. Ne besojmë dhe shpresojmë mos të kemi reshje dëbore më pasi bujtina rrezikon të shembet nga momenti në moment. Rrezikshmëria e tejskajshme. Dëbora ishte e lagësht dhe ecja në këmbë ishte shumë e vështirë. Ne urojmë dhe shpresojmë mos të kemi raste të tilla pasi komunikimi është shumë i vështirë. Edhe në këto momente që flasim Thethi është i izoluar nga territori tjetër i Shqipërisë", tha ndër të tjera ai.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët