SHKODËR-Gjykata e Apelit ka vendosur të lejë në fuqi masën e sigurisë për 4 të arrestuarit e operacionit të 6 shtatorit të Policisë, RENEA-s, FNSH-së në lagjet Dobraç dhe Kiras. Ilir Bajri, Emrah Plaku, Erogen Brajoviç dhe Astmer Bilali, janë lënë në burg nga gjykata e Apelit, e cila vendosi të lejë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Paralelisht në Gjykatën për Krimet e Rënda, po zhvillohet seanca për dhënien e masën së sigurisë për të arrestuarit e të premtes në një superoperacion, që u finalizua me arrestimin e Safet Bajrit (Rustemi).
4 të arrestuarit e datës 6 shtator, janë gjithashtu pjesë e grupit të Safet Rustemit dhe akuzohen për veprat penale vrasje me dashje, pastrim parash, trafik droge, armëmbajtje pa leje.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Gjykata e Apelit vendosi 30 ditë burg për Ilir Bajrin, Erogen Brajoviç 30 ditë burg, Emrah Plaku 30 ditë burg, si masën e sigurisë arrest shtëpie për Astmer Bilalin.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)