Vijon operacioni i shpëtimit për nxjerrjen e 12 fëmijëve dhe trajnerit të tyre të futbollit nga shpella malore në veri të Tajlandës, ku janë bllokuar prej 2 javësh. Zhytësit e shpellave janë të gatshëm të rifillojnë operacionet me rrezik të lartë për të nxjerrë tetë djemtë e mbetur dhe trajnerin e tyre të futbollit nga një sistem i madh shpellash i përmbytur.
Katër djem u nxorën në mënyrë të sigurt nga shpella ditën e djeshme. Por misioni u ndalua brenda natës për të zëvendësuar tanket ajrore. Djemtë u bllokuan në shpellë më 23 qershor, pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje, por u gjetën të gjallë javën e kaluar nga zhytësit.
Ekipet e shpëtimit vendosën të ecnin përpara me operacionin e rrezikshëm për t’i liruar ato për shkak të frikës se ujërat do të ngriheshin sërish. Të paktën shtatë ambulanca janë nisur drejt hyrjes së shpellës. Ndërkohë u raportua se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë sot edhe 3 djem të tjerë nga shpella pas 4 të tjerëve që u shpëtuan të dielën.