Berisha për gjyqin në Francë me Blinken: Ka dy faktorë kundër meje! PD ‘non grata’ në PPE? Qëndrim personal i deputetit të CDU-së, mos ndërhyj në punët tona

TIRANË- Ka kaluar një vit nga shpallja e Sali Berishës non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ende nuk ka asnjë ecuri nga procesi gjyqësor që ka hapur ndaj Antony Blinken. Në konferencën për shtyp, ai tha se nuk ka progres për të vetmen arsye, për të cilën është edhe i vetëdijshëm, Sali Berisha është në disfavor përballë Sekretarit të Shtetit. Dy janë arsyet sipas Berishës, e para se nuk janë shtetas francezë dhe e dyta se Blinken ka imunitet.

"Gjyqin në Francë po e ndjek me shumë angazhim avokati im që i kam dhënë besimin e plotë. Por ka faktorë pro dhe kundër meje. Kundër meje është fakti se as unë dhe as sekretari i shtetit nuk jemi shtetas francezë, por tani mund të them edhe diçka më shumë se nuk jemi shtetas të BE-së. nuk është në favor edhe fakti që Sekretari i Shtetit është personalitet me imunitet", tha Berisha. 

Një përgjigje ka pasur edhe për deputetin e CDU-së Gunther Krichbaum, i cili deklaroi se nëse Berisha merr Partinë Demokratike do angazhohej që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Berisha tha se ai është një qëndrim personal në i deputetit të Budentstagut, ndërsa vijoi se ndjen keqardhje nëse Krichbaum mendon se mund të ndërhyjë në procesin e zgjedhjeve të PD-së.

Ai ftoi Krichbaum që të hetojë në arkivat e SHBA dhe të vendit tonë për të gjetur qoftë edhe një provë të vetme për shpalljen e tij 'non grata', ndërsa për furjen e tij në listën e zezë të SHBA-së vijon të akuzojë George Soros dhe Edi Ramën. 

"Keqardhje që një deputet i Budentagut i lejon vetes ose mendon se mund të ndërhyjë në një proces të lirë te një parti simotër, aq më tepër kur ia e bën këtë bazuar në një vendim të faktuar tashmë universalisht se është marrë nga lobimi i Soros dhe Edi Ramës", vijoi Berisha. 

Berisha ka komentuar operacionin e SPAK ditën e djeshme që çoi në shkatërrimin e 8 grupeve kriminale. Sipas tij, ai operacioni ishte një blof, pasi u arrestuan vetëm 7-8 kriminelë, ndërsa të tjerët u larguan pasi morën mesazhe.

“Një blof i madh mbushi dje faqet e mediave digjitale e të shkruara dhe studiot televizive. Një operacion që ishte disfatë dhe që u shpall sukses i madh në të cilën nga 32 urdhër-arresti janë realizuar gjithsej 7-8 ushtarë, ndërsa bosët që të gjithë u larguan pasi u njoftuan në drejtime të pa ditura. Pse them unë u njoftuan? Nuk kam të dhëna që morën mesazhe, telefonata nga narko-policia apo institucione të tjera. Një të dhënë e kanë të gjithë shqiptarët. Disa ditë më parë, u bë publike se Dumani një vrasës serial është bërë i penduar. Në qoftë se Prokuroria dhe kushdo tjetër është i interesuar të gjej denkospirimin, ky është akti më madhor. Të gjithë ata të cilët e dinin se kishin bërë porosi te Dumani, apo Dumani dinte aferat e zeza të tyre, sigurisht që lehtë e lehtë, morën arratinë dhe u zhdukën”, tha Berisha.

Sa i përket procesit të zgjedhjes së presidentit të ri, Berisha tha se çdo veprim i Alibeajt nuk përfaqëson Partinë Demokratike, por ai po përdoret nga Edi Rama. Berisha u shpreh se Alibeaj shkon në negociata për të lexuar fjalimet që ia shkruan Taluant Balla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:05
1 vit nga shpallja ‘non grata’, Berisha për gjyqin me Blinken: Ka dy faktorë kundër meje në procesin ndaj Sekretarit të Shtetit

 

Ka kaluar një vit nga shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës. I pyetur nga gazetarja e Report TV Danjela Maloku për procesin gjyqësor ndaj Antony Blinken, Berisha tha se ka dy disfavore përballë sekretarit të shtetit.

"Gjyqin në Francë po e ndjek me shumë angazhim avokati im që i kam dhënë besimin e plotë. Por ka faktorë pro dhe kundër meje. Kundër meje është fakti se as unë dhe as sekretari i shtetit nuk jemi shtetas francezë, por tani mund të them edhe diçka më shumë se nuk jemi shtetas të BE-së. nuk është në favor edhe fakti që Sekretari i Shtetit është personalitet me imunitet. Në favor timin janë dy faktorë: në një parim ndërkombëtar shpifja dënohet aty ku del. Edhe në Shqipëri mund të dënohej. Po imagjinoni ju të hapësh gjyq në Shqipëri. Së dyti vërtetë Sekretari i Shtetit është njeri me imunitet, por shpifja në themel nuk hyn në veprimtaritë zyrtare.

Se si do vendosë gjykatësi nuk e di, por procedura gjyqësore do të jetë e pandërprerë. Nëse këto faktorë dalin kundër meje, nëse thonë nuk je shtetas francez, apo shtetas i hapësirës së BE-së, pasi të studioj përgjigjen, do këshillohem me avokatin dhe do shoh hapësira të tjera. Do vazhdoj me rrugën gjyqësore dhe rrugën e transparencës. Gjer më sot janë 45 publike në mediat e ShBA-së dhe vendeve të tjera që kanë faktuar se s’ka asnjë provë e fakt. Është përdorur ligji për qëllime politike bazuar në shpifjet politike të Soros dhe Ramës", tha Berisha.

Ora 12:58
Alibeaj diskutime me maxhorancën për presidentin, Berisha: Nuk përfaqëson PD-në, po përdoret nga Edi Rama

 

Ndalur në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, Sali Berisha thotë se çdo veprim i Alibeajt nuk përfaqëson Partinë Demokratike, pasi nuk ka asnjë tagër sepse është i shkarkuar. Sipas Berishës, Alibeaj dhe mbështetësit  e tij po përdoren nga Edi Rama.

“PD është forcë politike kryesore opozitës dhe ajo funksionon mbi bazë procedurash vendimesh. Gjithçka shihni ju janë një pardo i neveritshme, dëshmo tjetër e keqe e shfrytëzimit ekstrem nga Edi Rama të individëve të caktuar që për disa arsye pranojnë të vetëposhtërohen nga Edi Rama por nuk përfaqësojnë asgjë nga PD. Në vendimet e PD-së, por bazuar në traditën dhe praktikën e mëparshme, kemi bërë të qartë para jush qëndrimet tona, çdo gjë që Edi Ram bën me Alibashën është një praktikë do thosha e denigrimit e shpërfytyrimit dhe keqpërdorimit të dy tre njerëzve që një zot e dinë se çafër hallesh kanë”, u shpreh Berisha.

Ora 12:44
PD ‘non grata’ në BE? Berisha: Qëndrim personal i deputetit të CDU-së, mos ndërhy në punët tona, po mundi të gjejë prova

 

Sali Berisha i është përgjigjur deputetit të CDU-së Gunther Krichbaum se nëse Berisha merr partinë, PD shpallet ‘non grata’ nga partia simotër PPE. Berisha tha se ai është një qëndrim personal i tij.

“Ai ishte angazhim personal, unë në qëndrimet personale të individëve nuk ndërhyj, por cili është komenti im. Komenti im është keqardhje që një deputet i Budentagut i lejon vetes ose mendon se mund të ndërhyjë në një proces të lirë te një parti simotër, aq më tepër kur ia e bën këtë bazuar në një vendim të faktuar tashmë universalisht se është marrë nga lobimi i Soros dhe Edi Ramës. E ftoj që të ndërmarrë në hetim në arkivat e shtetit dhe vendit ët tij nëse mund të gjeje një fakt një provë të vetëm për ët faktuar atë shpifje dhe trillim të madh. Do ta vlerësoja një gjë të tillë.

Ora 12:34
Presidenti i Këshillit Europian në Tiranë, Berisha: Rama gjen pretekst veton bullgare për ngecjen e negociatave, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet e BE

 

Sali Berisha ka komentuar vizitën e presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel. Ai tha se kjo tregon një mbështetje për vendin tonë, por sipas tij Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave dhe këtë e tregoi raporti që miratoi Parlamenti Europian një ditë më parë. Berisha tha se Rama gjen pretekstin se Shqipërisë nuk i hapin negociatat për shkak të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

"Sot në Shqipëri është presidenti i Këshillit Euripian,  e mbështes vizitën e tij, por ajo çfarë duhet të shtoj është kjo, falënderoj gjithashtu se një vizitë është mbështetjen por për e amës për të paraqitur murin bullgar i si pengës për hapjen e negociatave për Shqipërinë, është muri i krimit i vjedhjeve, drogës ato që qëndrojnë në të vërtetë si faktorë që mbyllin dyert e Shqipërisë për hapjen e negociatave, jam këtu për ti bërë thirrje be dhe vendeve anëtare, të hapin negociatat me Shqipërinë, siç tregonte me objektivitet rezoluta e BE, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet por mendoj se hapja e negociatave dhe qëndrimi në kapitujt përkatës për kushtet është mënyra më e drejtë në mënyrë që qytetarët shqiptarë të vetëdijesohet se ku qëndron shkaku i vërtetë për bllokimin, tek mosplotësimi i kushteve”, tha Berisha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leon: 21/05/2022 01:20

    Ou... Po c'ne? Te gjithe po i fusin hundët ne punet e Shqipërisë. Nuk mbeti njeri pa i futur hundët sipas saliut. Hajdeni o burra te izolohemi se ndërkombëtarët po i prishin pune dhëndrit te Serbisë

    Përgjigju
  • Ali Pasha: 20/05/2022 14:45

    Keroin fakte Saliu? Nuk po i permendim fare rastet korruptive, sepse korrupsion ka ne shume vende. Por akuza per penges te demokracise eshte shume serioze dhe e mbeshtetur mjaftueshem ne fakte. Ne 1996 beri zgjedhje qe u kritikuan shume ashper nga Perendimi. Ne 1997 perdori ushtrine per te shtypur protestat e shkaktuara nga firmat piramidale. Ne 1998 tentoi te bente grusht shteti. Garda e republikes gjate qeverise se tij ekzekutoi protestues, dhe qeveria e Saliut u doli ne mbrojtje gardisteve duke refuzuar urdher-arrestet e prokurorise deri sa u shkaterruan provat. Pas humbjes se pushtetit bente kerrcenime per perplasje sociale (domethene dhune) gjithe kohes ne lidhje me zgjedhjet.

    Përgjigju
  • Jorgo: 20/05/2022 14:35

    Po e zgjet kryetar salen moret fund o te shkret do dilni non grata si parti pastaj

    Përgjigju
  • Akullorja: 20/05/2022 14:34

    O berish o mafia leji kto shfajsimet qe mundohesh me bo se nqeli e ke vendin

    Përgjigju
  • red: 20/05/2022 14:33

    o sali ti ke marre fund ore...po ik e mbushu se qenke i paafte.sdi se ca flet

    Përgjigju
  • Blendi hoxha: 20/05/2022 14:31

    O sali o hajdut koha jote ka mbaruar dhe nese vazhdon gjyqin me shba prap asnje ste beson se ke mashtruar shqiptaret ktu e 30 vjet

    Përgjigju
  • Gzim: 20/05/2022 14:31

    Pervec Edit kushdo tjeter qe ka qen ne qeverisje vetem ka vjedhur e ka vrar

    Përgjigju
  • ardit: 20/05/2022 14:22

    o Sali dhe t gjithe bashkepuntoret e tu duhet te shpallen nongrata se ti po e po qe e more shpalljen me koh.Krimineli dhe hajduti me i madh n shqipri

    Përgjigju
  • Albano: 20/05/2022 14:21

    Po nuk fole ti o non grada nuk na ecen dita neve… po ti e ke vjedhur dhe e ke shkaterruar kete vend o mortje boll akuzove te tjeret lart e posht

    Përgjigju
  • antonjo: 20/05/2022 14:17

    Plere je o sal berisha

    Përgjigju
  • keni: 20/05/2022 14:16

    Ke mbaru pune ti o sali , ti krenoheshe qe na ke futur ne nato e kupton sesa poshte je

    Përgjigju
  • goni: 20/05/2022 14:16

    Ne rast qe ka nje qeveri qe i ka plotesuar kushtet ajo eshte qeverisa e zotit rama

    Përgjigju
  • Faik: 20/05/2022 14:15

    Hapi syt mir o non grada hapi!Po ti ske pune tjeter vetem vrer nxjerr nga goja Jam i sigurt qe Se shpejti me punen e palodhur te Rames do jemi ne BE????????????????

    Përgjigju
  • Luan: 20/05/2022 14:15

    Sa njerez ke kundra o Sale saqe po te kesh içik respekt per veten nuk dukesh me akund .

    Përgjigju
  • Durim: 20/05/2022 14:13

    Shyqyr tu dha mundesia me fol ty non grada,kur i plotesojm kushtet per ne BE? Hhqhahaha kur te jesh ti ne krye sa shume enderron ahahahh????

    Përgjigju
  • Goni: 20/05/2022 14:12

    Nuk pranon europa non grata r hajduta si puna saliut qe vec e shkatrroj ket vend

    Përgjigju
  • Vilson: 20/05/2022 14:12

    O non grada mos dil me askund se na je merzitur shume .

    Përgjigju
  • Endri: 20/05/2022 14:02

    Mire SPAK-u qe e ka akoma frike po perendia si nuk ja mbyll goje ketij haleje?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?