Operacioni i SPAK ku u arrestua Breçani, hetimet nisën në prill! Kontrolle në disa banesa, sekuestrohen para, armë e makina! Kërkohet sekuestro për pasuri të vëna nga krimi

Operacioni i SPAK ku u arrestua Breçani, hetimet nisën në prill! Kontrolle në disa banesa, sekuestrohen para, armë e makina! Kërkohet sekuestro për pasuri të vëna nga krimi

1700493362_spakhetonpartizanin.JPG

Hetimet për grupin kriminal kanë nisur nga SPAK që në muajin prill të këtij viti. Në një njoftim zyrtar për mediat, SPAK njofton se 4 kanë rënë në pranga, përfshirë këtu Erzen Breçanin, ndërsa djali i tij dhe 5 të tjerë janë në kërkim.

Gjatë ekzekutimit të urdhër arresteve, SPAK thotë se janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.

"Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre" informoi sot SPAK.

Në operacion ka marrë pjesë Eurojust, Europol, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë  ligjzbatuese hollandeze, belge, franceze e gjermane.


Lajmi kryesor:

Akuza për grup kriminal dhe trafik kokaine nga Amerika Latine në BE, arrestohet Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve Dedan Gjoni! Në kërkim Eralbi Breçani, Ervin Mata dhe 4 të tjerë


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Çështja e nxehtë e imigrimit/ Donald Trump rikthen Tom Homan si drejtor për kontrollin e kufijve! Priten dëbime masive të imigrantëve pa dokumente

Çështja e nxehtë e imigrimit/ Donald Trump rikthen Tom Homan si drejtor për kontrollin e kufijve! Priten dëbime masive të imigrantëve pa dokumente