Operacioni ku u arrestua Erzen Breçani, SPAK zbardh akuzat për grupin kriminal

Operacioni ku u arrestua Erzen Breçani, SPAK zbardh akuzat për grupin kriminal

1700555874_finalprojekt.00095224.Still084.jpg

Erzen Breçani, Dedan Gjoni dhe Bujar Germizi

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për operacionin ku u arrestua ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefi e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. SPAK bën me dije se nga 11 urdhër arrestet, 4 janë arrestuar dhe 6 janë të shpallur në kërkim.

Hetimet kanë nisur në datën 28.04.2023 procedimin penal nr.78 të vitit 2023, për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 278, 283,  283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.


Lajmi kryesor:

Akuza për grup kriminal dhe trafik kokaine nga Amerika Latine në BE, arrestohet Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve Dedan Gjoni! Në kërkim Eralbi Breçani, Ervin Mata dhe 4 të tjerë


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Bie qeveria franceze, kryeministri Barnier nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit në Asamble

Bie qeveria franceze, kryeministri Barnier nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit në Asamble