TIRANË, 29 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Policia e Shtetit në të gjithë vendin ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme zbatimin në terren të masave të posaçme për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, duke identifikuar dhe vënë para drejtësisë autorët e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike.
Deri në orën 19:00 të ditës së sotme është marrë masa e arrestit në flagrancë ndaj 63 personave, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, janë shpallur në kërkim 24 persona, janë ndërprerë 118 lidhje të paligjshme të energjisë.
Janë arrestuar dy elektricistë, punonjës të Operatorit Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, një në Tiranë dhe një në Shkodër, si dhe ndiqet në gjendje të lirë një elektricist punonjës i këtij Operatori në Fier.
Kçshtu, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar në flagrancë 17 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës janë arrestuar 7 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë arrestuar në flagrancë 7 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 persona.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë arrestuar 6 persona.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat janëarrestuar 4 persona.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë arrestuar 4 persona.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janëarrestuar 3 persona.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë arrestuar 5 persona dhe janëshpallur në kërkim 3 persona.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korcë janë arrestuar 4 persona dhe është shpallur në kërkim një person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë arrestuar 5 persona dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës është arrestuar 1 person dhe është shpallur në kërkim një person.
Policia njofton se, vijon kryerja e veprimeve procedurale për rastet e tjera të konstatuara nga strukturat e policisë.
Policia e Shtetit do të vijojë edhe në ditët në e ardhshme të zbatojë me vendosmëri masat e marra në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm për vendin, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike.