Operacioni 'Liqeni i Bacungut'/ Fshehu kushëririn e tij Marklen Haka, Gjykata e Tiranës lë në burg 21-vjeçarin Klajdi Haka! Zgjedh të heshtë, 2 akuza

Operacioni 'Liqeni i Bacungut'/ Fshehu kushëririn e tij Marklen Haka, Gjykata e Tiranës lë në burg 21-vjeçarin Klajdi Haka! Zgjedh të heshtë, 2 akuza

Operacioni i arrestimit të Marklen Hakës dhe kushëririt të tij

Gjykata e Tiranës caktoi sot (9 Shtator) masën e sigurisë “arrest në burg” për Klajdi Hakën, kushëririn e Marklen Hakës, i cili u arrestua dy ditë me parë (7 Shtator) në kuadër të një operacioni policor në Nikël.

Përpara trupës gjykuese, 21 vjeçari nuk ka pranuar të flasë, apo të japë shpjegim për akuzat e ngritura ndaj tij.

Ndaj Hakës, gjykata ka ngritur dy akuza, “armëmbajtje pa leje” dhe “përkrahje e autorit të krimit”. Dje u dha masa e sigurisë me burg edhe për kushëririn e tij, Marklen Haka, i cilësuar si kreu i grupit të "Bandës së Niklës".

Gjatë operacionit policor për kapjen e Marklen Hakës, i cili mbahej në monitorim nga uniformat blu prej ditësh, ky i fundit u gjet i fshehur në banesën e Klajdi Hakës. Në banesën e 21 vjeçarit, shërbimet policore gjetën gjatë kontrollit fizik një armë zjarri, për këtë arsye ndaj tii u ngrit akuza e armëmbajtjes pa leje.

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, la në fuqi masën “arrest në burg” të dhënë në mungesë për Marklen Hakën (i arrestuar më 6 Shtator), i akuzuar për disa vepra të rënda kriminale, mes tyre edhe atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, vepër penale që e mohoi, duke dhënë alibi për vendndodhje tjetër në momentin e krimit. Haka tha se nuk e kishte përdorur aplikacionin SKY.

Marklen haka u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, për aleanca dhe armiqësi me disa grupe kriminale, teksa më parë ka qenë i dyshuar për atentatet ndaj të vrarit më 15 Mars në Fushë-Krujë, Gentjan Bejtja, por edhe për ngjarje të tjera. Disa herë i arrestuar, dënuar dhe liruar ndër vite, mes tyre edhe një akuzë për vrasjen e biznesmenit të kromit një dekadë më parë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh