Operacioni masiv anti-kanabis në Krujë, 16 të arrestuar, në kërkim 24 persona! Asgjësohen 20 mijë bimë narkotike! Sekuestrohet një laborator droge (VIDEO)

KRUJË- 16 persona janë arrestuar, 24 janë janë shpallur në kërkim dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht në operacionin e koduar “Agimi”, të zhvilluar në zonat e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë, për parandalimin e kultivimit të kanabisit, të akuzuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera nga Policia e Shtetit dhe nga ajri të kryera me avion nga Guardia di Finanza, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë, shërbimet e policisë kontrolluan sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Në pranga të policisë kanë përfunduar jo vetëm persona që dyshohet se kanë kultivuar lëndë narkotike, por edhe një punonjës i OSHEE-së dhe kryeplaku i fshatit Halil, Flamur Halili, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Report Tv mëson se janë vënë në pranga për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim, shtetasit Xhavit Kullaj dhe Dashamir Kullaj, banues në Halil, (babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa. Xhavit Kullaj, nuk është një emri i panjohur për policinë, pasi edhe në vitin 2014 është arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike. Në tokën e tij në 2014 u asgjësuan 650 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Stiva.

Gjatë operacionit policia gjeti fidanë canabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit Asllan Deliu, 27 vjeç, banues në Nikël; Marsel Loci, 20 vjeç, banues në Larushkë;

Eldi Kacelli, 18 vjeç, banues në Qerekë; Indrit Kullaj, 33 vjeç, banues në Arrameras; Dashamire Deliu, 49 vjeçe, banuese në Nikël; Musait Vathi, 16 vjeç, banues në Halil; Ferit Kullaj, 34 vjeç, banues në Halil; Erlind Almeta, 30 vjeç, banues në Halil; Fetije Kullaj, 56 vjeçe, banuese në Halil; Refik Deliu, 53 vjeç, banues në Halil; Erjon Deliu, 26 vjeç, banues në Halil. Në pranga janë vënë edhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi Flamur Halili, 61 vjeç. Si  dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit Ervin Perlica, 32 vjeç, dhe Sokol Kullaj, 32 vjeç, banues në Halil për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve: E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël. Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal të sipërpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Report Tv solli një ditë më parë pamje ekskluzive nga operacioni anti-kanabis, i cili nisi në rrethin e Krujës në orët e para të mëngjesit. Në operacion u përfshinë mbi 200 efektivë të RENEA e FNSH dhe do të shtrihet edhe në rrethe të tjera, Lezhë dhe Shkodër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:55
Operacioni masiv anti-kanabis në Krujë, ja kush janë 16 të arrestuarit

Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka siguruar emrat e të 16 të arrestuarve në operacionin masiv anti-kanabis të zhvilluar në zonën e Krujës. Të arrestuarit janë Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj,  Refik Deliu ,  Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 30/05/2021 13:12

    Papapapa çpo na shohin syte e degjojne veshet! Rro o plaku Mere,rro!Degjo e shih çpo i punojne BushRilindjes se Krujes,hajde karadyzen hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë