/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin "Mëngjesi", ku arrestoi 3 persona e shpëtoi nga prostitucioni një 12-vjeçare.
Sipas Policisë, jane arrestuar Emine Jahja, vjeç 26, banuese në Elbasan, për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim" e "Shtytje e të miturve në krim", Marsel Jevgu, vjeç 21, banues në Elbasan, i cili akuzohet për të njëjtat vepra. Po ashtu, është arrestuar dhe 62-vjeçari, Ilirjan Xhepa, banues në Elbasan, për vepren penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur".
Këta shtetas e kanë shfrytëzuar për prostitucion dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inicialet J.H, vjeç 12.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /a./ke/
/Shqiptarja.com