Prokuroria e Krujës ka vendosur të mbyllë hetimet për pesë personat që u arrestuan gjatë një aksioni të RENEA në fshatin Nikël të Krujës,ku në pranga ra dhe vëllai i Durim Bamit Valter Bami. Pas disa muaj hetime, prokurori i çështjes Astrit Halili vendosi të dërgojë aktet hetimore në gjykatën e Krujës, duke kërkuar gjykimin e pesë të pandehurve për akuza si “Armënbajtje pa lejë”, Mbajtjes pa lejë të municioneve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. “Shqiptarja.com” mëson se të pandehurit Lutfi Haka me masën e sigurisë “arrest shtepi”, Marklen Haka në arrest në burg, Skënder Leza në arrest në burgm Valter Bami në “arrest shtepie” dhe Ylli Cangu në “arrest në burg”, do përballen me akuzat në gjykatën e Krujës. Pesë të pandehurit u ndaluan gjatë një aksioni që RENEA bëri në 2018 në fshatin Nikël. Gjatë kontrollit të banesave policia sekuestroi armë, municione dhe hashash.
Dy lirimit që bëri gjykata
Por vetëm pak ditë pas arrestimit të tyre, gjykata e Krujës vendosi të lirojë nga burgu të moshuarin Lutfi Haka, duke e lënë në masën e arrestit në shtëpi. Ndërkohë në dhjetor të 2018,Gjykata e Krujës ka vendosur të lirojë nga qelia Valter Bamin, vllain e Durim Bamit, duke urdhëruar që ai të qëndrojë në masës e “arrestit në shtëpi”. Vendimi për Bamin është dhënë në datën 5 dhjetor 2018 nga gjykata, e cila gjatë shqyrtimit gjyqësor, ka vendosur të mos pranojë kërkesën e prokurorisë për të mbajtur Bamin në qeli.
Durim Bami
Pushka punon me ajër të kompresuar
Në procesin e gjykimit për zëvendësimin e masës së sigurisë gjykata vlerësoi një akt-ekpertimi të laboratorit të policisë shkencore pranë ministrisë së Brendshme, i cili ka dalë në konkluzjonin se arma tip pushkë e sekuestruar në banesën e Valter Bamit, nuk përmbush kriteret e një arme zjarri. Pushka nuk kryhen qitje pasi është një pushkë me ajër,e cila punon me kompresor dhe hyn në armët sportive. Kaq i ka mjaftuar gjykatës së Krujës për të zbutur masën e sigurisë për Valter Bamin, të cilin e ka nxjerë nga qelia duke e dërguar në masën e “arrestit shtëpiak”. Ndërkohë, nuk është marrë një vendim i tillë për të arrestuarin tjetër Ylli Çangu, për të cilin gjykata e Krujës në datën 5 dhjetor 2018 ka vendosur të mos pranojë kërkesën e avokatëve për zbutjen e masës së dënimit. Në burg vijojnë të qëndrojnë dhe dy të arrestuarit e tjerë Skënder Leza dhe Marklen Haka.
VIDEO/Operacioni i policisë në Nikël në shtatorin e 2018
100 policë
Rreth 100 efektivë të dy reparteve kanë mësyrë në banesat e familjeve Haka dhe Bami në Nikël, me qëllim kryerjen e një kontrolli të imtësishëm me shpresën e gjetjes së sendeve të paligjshme.
9 kontrolle
Prokuroria e Krujës kishte lëshuar 9 urdhëra kontrolli banesash në Nikël dhe për pasojë forca të shumta policie kanë hyrë në banesa. Në fakt përpara se të hynin në Nikël, policia ka kërkuar fikjen e dritave.
Të pandehur
Lutfi Haka “arrest shtepi”
Marklen Haka “arrest në burg”
Skënder Leza “arrest në burgm”
Valter Bami “arrest shtëpie”
Ylli Cangu “arrest në burg”