Operacioni në Sarandë/ U nisën për Balilin, policia kap vetëm kushëririn e tij (Emri+Skeda)

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me operacionet e djeshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se disa nga emrat e arrestuar në Sarandë, Fier, Vlorë dhe Durrës. Bëhet fjalë për emra të njohur të botës së krimit. Një prej tyre edhe Petro (Abedin) Kuçi, kushëriri i Klemend Balilit, i shumëkërkuari i policisë, i cili është etiketuar si 'Escobari i Balkanit.'

Abedin Kuçi

Njofimi i policisë:

Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera. 

Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:

1. Jasin Kala, Alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku; 
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri; 
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana; 
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri; 
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.

Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale: 

1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
2. Jasin Abdul, nga Saranda; 
3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;
• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë. 

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta. 

Po kush është Petro (Abedin) Kuçi?

Petro (Abedin) Kuçi është arrestuar edhe më parë në vitin 2016, në kuadër të operacionit “QUARANTA”, së bashku me 6 persona të tjerë ku u sekuestruan rreth 86 kg kanabis. Hetimi për këta persona ka pasur një shtrirje kohore tre vjeçare, edhe në Zvicer.

Sipas Policisë, të arrestuarit trafikonin drogën që sigurohej në Lazarat dhe në Malësinë e Vlorës drejt Greqisë dhe Italisë. Pasi grumbullohej, droga më pas transportohej me mushka, grumbullohej në një zone të pyllëzuar të Delvinës ose në shtëpi të pa banuara dhe trafikohej jashtë vendit, në disa raste përmes malit me mushka.

Të arrestuarit në 2016

Petro (Abedin) KUCI, 47 vjeç, banues në Stiar, Delvinë. (Organizator)

Arben KANINA, 44 vjeç, banues në Delvinë. (Organizator)

Mirel ADEMI, 31 vjeç, banues në Delvinë. (Transportues)

Artur SHUKULLI, 42 vjeç, banues në Delvinë. (Transportues)

Donald (QOSJA) SHANDRO, 36 vjeç, banues në Lushnje. (Organizator)

Bledar MURATI, 29 vjeç, banues në Durrës. (Transportues)

Xhovan SARAÇI, 30 vjeç, banues në Durrës. (Transportues)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë