Dështon operacioni në Sarandë për Balilin, 'Escobari i Ballkanit' i shpëton sërish policisë

Dështon operacioni në Sarandë për Balilin, 'Escobari i Ballkanit' i shpëton sërish policisë

Klemend Balili

SARANDË- Operacioni i policisë për kapjen e të shumëkërkuarit Klemend Balili ka dështuar. Ende nuk dihet nëse Balili ka arritur që t'i shpëtojë policisë apo informacioni i dhënë për vendndoshjen e tij ka qënë i gabuar.

Ditën e djeshme, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA kanë zbarkuar në fshatin Stjar në Sarandë, ku dyshohej se fshihet i ashtëquajturi “Escobari i Ballkanit”. Ka qenë një informator, ai që ka sjellë informacionin e parë për vendndodhjen e Balilit që sipas tij fshihej në një zonë midis Sarandës dhe Delviës.

Operacioni për kapjen e Balilit u zhvillua paralelisht me disa superoperacione të tjera. Në prangat e policisë ka rënë: ish-deputeti socialist Arben Ndoka, ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko, bosi i drogës Astrit Avdyli, ndërkohë që ende vijon operacioni për arrestimin e  Lul Berishës.

Kapja e Klement Balilit u kërkua hapur nga Kryeministri Edi Rama, në më pak se një javë më parë në një deklaratë të tij para drejtuesve të policisë. Rama kërkoi nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, që të kapej Balili, para se këtë fakt ta vinte në dukje ambasadorja e re amerikane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 22/10/2018 10:02

    Po zvarraniku zorrëthatë Faik ku është?

    Përgjigju
  • Fraiku: 22/10/2018 09:52

    Do e kene shtyre arestimin per me vone. T'ja bejne dhurate ambasadores se shteteve te bashkuara kur te vije. Nje grup operativ qe te punoj vetem per kapen e ketij, presion policor me kontrolle te vazhdueshme familjareve, prerja e cdo burimi financiar tjeter qe nuk eshte konfiskuar ende dhe ku ne te semes do veje. Sekuestroni cdo para te marra ne tendera 10 vitet fundit, sekuestroni token qe Panarit zgjebsi i dha mbeses se ketij dhe ohu vjen Kleo me kembet e veta e kendon si bilbil gjyzar. I ka ardhur fundi.

    Përgjigju
  • like sheiku i skraparit: 22/10/2018 08:46

    Nuk e kuptoni se ai ka informacion nga persona te rendesishem dhe me pozita te larta ne Tirane?Nga e merr vesh Munika etj etj informacionin nga brenda policise per kete...?

    Përgjigju
  • Fshatari pa toke: 22/10/2018 08:34

    Nganje ane shkojne qe ta arrestojne nga ana tjeter e lajmerojne.

    Përgjigju
  • Ferdi: 22/10/2018 08:30

    Ja kaloka edhe Eskobarit. Qenka mbi shtetin per sa po shohim

    Përgjigju
  • Kriu: 22/10/2018 08:27

    Lan nam, mos me kap nje barbon, katunar sarande eshte kulmi. Tu bo ky kok qoftja si Escobar.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 22/10/2018 08:25

    Rrofte sa malet Presidenti Ilir Meta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)