REPORT TV zbulon detaje të reja nga operacioni që solli arrestimin e ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko. Mbrëmjen e djeshme përpos Çukos është arrestuar edhe shoferi i tij, Qerim Musha.

Ai dyshohet se është i implikuar në ryshfetin që ish-drejtori i Burgjeve u merrte të dënuarve për lejet dhe transferimet.

Çuko dyshohet se merrte 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve, ndërsa është kapur nga përgjimet edhe duke u premtuar të dënuarve transferime.