Në Spanjë, të gjithë mediat sportive raportojnë se Barcelona nuk e ka në plan të lëvizë për Neymari-n. Për momentin klubi katalanas është në pritje se çfarë do të ndodhë mes brazilianit dhe Paris SG, pasi futbollisti nuk është paraqitur në stërvitje.
Sport.es, Mundo De Portivo dhe media të tjera shkruajnë se Barcelona po kërkon të përfitojë edhe për faktin se është Neymar që ka kërkuar kalimin te katalanasit dhe jo e kundërta.
Por nga kjo situatë, mediat në Spanjë raportojnë se mund të përfitojë Real Madrid. Sheiku Naser Al-Kheaalifi ka marrëdhënie të mira me Fiorentino Perez I cili e ka shprehur hapur se e pëlqen Neymari-n. Kështu presidenti i Paris SG mund t’ia ofrojë futbollistin Real Madrid-it, duke parë që braziliani nuk e ka në plan të qëndrojë në kryeqytetin francez edhe këtë sezon.