TIRANË- Rrok Frroku, 54 vjeç nuk ka qenë efektivi i vetëm i cili ra mbeti i plagosur gjatë operacionit për kërkimet e parcelave të kanabisit në zonat e thella të Dukagjinit. I plagosur ka mbetur edhe një polic tjetër, i cili gjatë tentativës për t'i ardhur në ndihmë kolegut të tij, ka mbetur i lënduar edhe vetë. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga ambasada e SHBA-së, e cila teksa pasqyron ndihmën e dhënë nga helikopteri i KFOR, sqaron se drejt spitalit të Traumës janë shoqëruar 2 policë shqiptar dhe jo vetëm Rrok Frroku, siç Policia e raportoi në njoftimin e saj.
"Pas një kërkese për ndihmë nga autoritetet shqiptare për evakuimin mjekësor të dy policëve shqiptarë, të cilët pësuan një aksident të rëndë në një rajon malor në veri të Shqipërisë, Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dërgoi në vendin e aksidentit një helikopter Black Haëk nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it. Ekuipazhi mjekësor i evakuimit, me ndihmën performancës së lartë të helikopterit Black Haëk në shpëtimin me ngritje, nxori në mënyrë të sigurt dy oficerët e plagosur të policisë dhe më pas u dha ndihmë mjekësore. Pas stabilizimit, personeli i plagosur është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore", shkruan ambasada e SHBA-së.
Një ditë më parë, policia shpërndau deklaratën zyrtare ku fliste vetëm për një efektiv të lënduar.
"Me interesimin e drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, u bë e mundur që një helikopter i KFOR-it në Kosovë, të nisej me urgjencë nga Kosova në drejtim të Dukagjinit. Pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë për ta tërhequr oficerin e plagosur, në helikopter, falë profesionalizmit të ekipit të helikopterit të KFOR-it dhe ndihmës së një grupi special të RENEA-s, u bë e mundur transportimi i oficerit të Policisë nga zona e rrezikshme ku kishte rënë, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë. Oficeri i Policisë i është nënshtruar menjëherë një trajtimi të specializuar mjekësor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga ekipi i Spitalit Ushtarak Tiranë, ofrimin e të gjitha shërbimeve të specializuara", thuhet në deklaratë ku nuk ka një arsye pse nuk ka raportuar për efektivin tjetër të lënduar, i cili është dërguar te Trauma.
Rrok Frroku, 54 vjeç u rrëzua në humnerë për shkak të terrenit mjaft të thepisur dy ditë më parë, teksa shpëtimi i tij është bërë i mundur pasditen e djeshme. Kjo sepse terreni ka qenë shumë i vështirë. Pas 12 orë përpjekjesh, 54-vjeçari u nxor nga humnera, deri në një pikë ku mund të ulej helikopteri apo të bëhej tërheqja e tij me litarë. Nga pika ku kishte rënë 54-vjeçari deri në zonën ku mund të ulej helikopteri ka qenë 6 orë me këmbë dhe siç burimet raportojnë, polici tjetër është plagosur gjatë transportit që po i bënte kolegut të tij pikërisht gjatë kësaj rruge. Helikopteri shqiptar ka bërë dy tentativa për t'u ulur, por ka dështuar, për pasojë është u kërkua ndihmë nga Kosova, nga ku u nis helikopteri i KFOR që bëri të mundur edhe shpëtimin. Nga sa mësohet Frroku është në gjendje më të rënduar pasi ka 3 brinjë dhe njërën këmbë të thyer, teksa efektivi tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet, ka thyer kaviljen.
A mban pergjegjesi kush per ngjarjen? A kishte plan masash? A kishte plan emergjence ne rast te papriturash? A ka filluar SHKBja ndonje hetim?
PërgjigjuI duhet dhene fund kontrollit te zonave te thella ne rruge tokesore. Ato jane police dhe jo sportiste olimpike. 6 ore nga makina larg si ne mes te shkretetires. Po sikur te pickohesh nga ndonje insekt apo cfaredo? 6 ore vdekje e sigurte. Ta provoje i pari drejtori pastaj te tjeret.
Përgjigjufiks. nuk di te kete ndonje trajnim ne akademi per ecje maratone dhe alpinizem. do futur ne kurrikula edhe kjo. sherim te shpejte policit.
Turp! Drejtori kujdeset që në konferencën për shtyp të dalë emri i tij i pari "nën kujdesin" kur dihet që prioritet i parë është mbrojtja e shëndetit të punonjësve ...se kanabisi aty është ka plot në atë vend edhe në vende të tjera...
As djegien e zyrave te Ujesjellesit Tirane nuk e raportuan. Eshte filozofi fshehja e ngjarjeve lidhet me ato statistikat qe bejne ne fund te vitit dhe dalin me ulje te kriminalitetit.
Përgjigju